kater-s-makina-ulqin-mysafireveNjë akti i shëmtuar ka ndodhur në këtë fundsezoni në Plazhin e madh të Ulqinit, saktësisht në plazhin Coco Beach, ku katër automjeteve pronarë të cilët janë shqiptarë nga Kosova i’u janë dëmtuar automjetet.

Xhamat e thyer, karroceria e gërvishtur, ku mbi të kishin shkruar shkrimin katër S, pasqyra të thyera ishin disa nga dëmtimet e konsiderueshme që iu kishin bë automjeteve.

Policia rreth drekës ka ardhur në vendngjarje por dëshmitarë të rastit nuk ka pasur, transmeton Pobjeda. Sipas të gjitha gjasave qëllimi i keqbërësve nuk ka qenë vjedhja por shkaktimi i dëmit material dhe shfryerja e urrejtjes.

kater-s-makina-ulqin-mysafireve

By admini