
Mërgimtarët lënë takim për sonte në Katërkollë që njëheri paraqet rast të bukur për takime të shumta në mes njerëzve tanë që jetojnë jashtë dhe atyre në vendlindje.
Aktivitetet me rastin e ”Ditët e Diasporës 2015” do të vazhdojnë në Katërkollë në stadiumin e sportit me fillim nga ora 20:00 ku për fillim është paraparë një ndeshje minifutbolli në mes ekipeve Ana e Malit – Diaspora.
Por ajo që më së shumti do të ndez atmosferen pritet nga koncerti i festiv “Malli djeg gurin”, koncerti i Festivalit të Gjirokastrës të paraqitur nga shoqëritë kulturore nga Ulqini.
Në këtë prezantim do të marrin pjesë SHKA-të: TRADITA, ANA E MALIT, BUZUKU dhe këngëtarë vendas.
Poashtu, sipas oranizatoreve është paraparë edhe një koktej me ushqime tradicionale.
Mërgimtarët na presin në Katërkollë.