shtoj-ulqinPas disa ditëve shumë të vështira sa i përket furnizimit me energji elektrike në Ulqin, ku sipas te gjitha gjasave Shtoji ka qenë një ndër zonat më të prekura, duket se situata po shkon drejt normalizimit.

Qytetaret nga Shtoji ku shumica si veprimtari kryesore kanë turizmin ditën e djeshit dhe të sodit kanë filluar të marrin frymë më lirshëm. Që nga dje nuk ka pasur probleme me furnizim me energji elektrike.

Energjia elektrike qytetareve nga Shtoji iu krijon probleme të dyfishta pasi në mungesë të saj ato nuk kanë as ujë duke ditur që pjesa më e madhe e shtëpive nuk janë të kyçur në rrjetin e ujësjellësit.

Të shpresojmë që kohën e mbetur të sezonit turistik nuk do të përsëriten problemet me furnizim me energji elektrike dhe çdo gjë do të shkojë më së miri.

By admini