Me rastin e festës se Fitër Bajramit në postën tonë elektronike kanë arritur edhe urime nga subjektet e ndryshme politike, të cilat mund ti lexoni më poshtë.
Urime për këtë festë i bashkangjitet edhe Ulqini Online.
Gezuar.
Urimi i kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka
Kryetari Gjeka Uron besimtaret e besimit islam
Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka përgëzon besimtarët e besimit islam me rastin e Festës së Fiter Bajramit. Ne mesazhin e tij ndër të tjera thuhet:
Kam nder dhe kënaqësinë që në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve të besimit islam tua uroj Festën e Fitër Bajramit.
Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri , respekt ,solidaritet dhe vullnet të mirë !
Paci gëzim dhe mirëqenie përgjatë vitit në vazhdim.
Qofshi të gëzuar gjithmonë! Gëzuar Bajramin !
Urimi i kryetarit të Këshillit Kombetar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu
Urime festën e Bajramit të Madh
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Genci Nimanbegu, uron të gjithë besimtarëve mysliman gëzuar festën e Bajramit të Madh.
Të nderuar besimtar mysliman, Ju që me vullnet dhe bindje të thellë gjatë muajti të Ramazanit e privuat veten nga ushqimi, pija dhe jo vetëm, pa dyshim që festa e Bajramit, vjen si dhuratë nga zoti për Ju. Zoti e pranoftë çdo sakrificë dhe lutje tuajen.
Uroj që këto ditë feste t’i shfrytzojmë të gjithë së bashku, për vizita të ndërsjellta, për të trasmetuar dashuri dhe respekt ndaj njëri tjetrit, ashtu siç e do tradita e shqiptare.
Le të shërbej kjo festë si shenjë mirëkuptimi, tolerance e unifikimi ndërmjet shqiptarëve të të gjitha besimeve fetare, në një kombë të vetem.
Në emrin tim personal dhe të institucionit që drejtoj, Ju uroj të kaloni sa më mirë, pranë miqëve dhe të afërmve Tuaj në këto ditë të shënuara.
Gëzuar !
Kryetari
Genci Nimanbegu
Urimi i Unioni Demokratik i Shqiptarëve
URIM PËR FESTEN E FITËR BAJRAMIT
Më rastin e Festes së Fitër Bajramit , Unioni Demokratik i Shqiptarëve shfrytëzon rastin që të gjithë besimtarëve të Fesë Islame ti përgezoi përzemrsisht për këtë Fest të madhnuar , duke i uru paqë, shendet dhe mbaresi.
Shprehim nderimin tonë për të gjithë të cilët me agjërim kanë kaluar një muaj nën shenjën e adhurimit të Zotit , nën shenjën e mirësisë dhe të përulësisë , të sakrificës e të dashurisë për njëri tjetrin duke rritur edhe më shumë dashurinë e ndërsjellë , paqen dhe solidaritetin.
Gëzuar Festen e Fitër Bajramit , paçi shëndet , fat dhe suksese në jetë kudo që jeni.
Shërbimi për informim të UDSH-së
Urimi i Partisë Demoratike
Urim për festën e Fitër Bajramit
Të gjithë besimtarëve të besimit Islam urime të përzemërta me rastin e festës së Fitër Bajramit. Qoftë kjo festë e tolerancës, mirëbesimit, mirëqenies, paqes, dashurisë dhe harmonisë. Në këto ditë të shënuara, Zoti e ngrohtë shpirtin e çdo besimtari si dhe gëzimi le ta mundi hidhërimin. URIME.
Partia Demokratike
K r y e t a r i
Fatmir Gjeka
Ne cilesi te partenereve te Koacicionit ne menyre private:
Nik Gjeloshaj i uron Mehmet Bardhot titullin e perjetshem te Kryetarit te LD.
Vasel Sinishtaj i dergon urime GEncit ne cilesine e Kryetarit te Keshillit .
Uns ju uroi Bajramin te dy Aleancave.