Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, ka thënë se: “Ne i duam Amerikanët, sepse ata na dhuruan lirinë, që ne dëshironim”. Duke vazhduar se “Pikërishtë, për këtë ka një respekt ideal. Me Amerikën ne jemi të vegjël, por, miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”. ka thënë Rugova.
WASHINGTON : Shtetet e Bashkuara festojnë sot 239 vjetorin e pavarësisë me parada të ekipeve sportive, kuadratet e shkollave të ndryshme, uniformave formacioneve ushtarake, departamenteve të policisë, zjarfikasve, dhe në mbremje me një shfaqje tradicionale spektakolare me fishekzjarre.
Festime më të mëdha, si çdo përvjetor mbahen me ceremoni madhështore në qytetet kryesore të vendit, përfshirë New Yorkun, Çikagon, Los Angelos, Bostonin, Filadelifian dhe Washingtonin.
Por, shumica e qytetarëve amerikanë, përfshirë edhe shqiptarët, e feston ditën e pavarësisë me daljen familjare në parqet e qyteteve, dreka në natyrë dhe vështrimin e mbremjes së spektaklit të fishekzjarrve.
Në këtë ditë kujtohet nënshkrimi i Deklaratës së Pavarësisë nga Kongresi Kontinental më 4 korrik të vitit 1776, në qytetin Filadelfia të Pensilvanisë, duke shpallur pavarësinë e 13 kolonive të para nga Britania.
239 -vjetori i Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ose Ditëlindja e Amerikës, është dita kur lindi Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta amerikane.
Ajo tashmë është një ditë gëzimi, jo vetëm e amerikanëve, por edhe e kombit shqiptar. Sot, më 4 Korrik 2015, u mbushën 239 vjet nga dita, që kur burrat më të ndritur të kombit amerikan, nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, duke u betuar, ashtu siç thuhet edhe në deklaratë, për nderin e tyre, të kombit të cilit ata i përkisnin. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, që në një gjuhë më të thjeshtë janë Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
Kur gjatë luftës për çlirimin e Kosovës shtrohej pyetja pse amerikanët duhet të vdesin për Kosovën, natyrshëm dilte pergjigjja e këtij kombi të madh: se burrat më të ndritur të këtij kombi, më 4 korrik, si sot, 239 vjet më parë, kishin vendosur të krijojnë shtetin e bazuar në lirinë dhe të drejtat e barabarta të sejcilit komb. Trashëgimnia dhe porosia e tyre e çoi Amerikën në luftë, për të mbrojtur principet e lirisë dhe demokracisë amerikane edhe në Kosovë. Për Amerikën gjëja më e shenjtë, e cila simbolizon edhe këtë ditë, është fjala liri e demokraci. Pra, liria e Kosovës ishte emër kuptimplotë për Amerikën dhe kombin shqiptar.
4 Korriku kumbon thellë në zemër tek tri fjalët e para të Kushtetutës amerikane, me një shkrim dore “We the people”, “Ne populli”, për të theksuar rolin e rëndësishëm që shtetasit amerikanë kanë në qeverinë e Shteteve të Bashkuara.
Ato tre fjalë u bëjnë thirrje amerikanëve të mos harrojnë se përveç pushtetit, që ata ushtrojnë ndaj qeverisë, nëpërmjet të drejtës së tyre të votës, ata duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë për lirinë e vendit të tyre.
Besojmë se askush më mirë se ne shqiptarët, nuk e ka kuptuar këtë, askush më mirë se ne shqiptarët nuk e di faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë betuar në nderin e tyre dhe që demokracia, liria e popujve, të mbrohet atje ku ajo dhunohet dhe shtypet. Armiqtë më të mdhenj të Amerikës, nuk janë popujt, por janë diktaturat e diktatorët, shtypja e popujve liridashës, skamja dhe mjerimi i tyre. Dhe, miku më i madh i Amerikës, është ai komb që do dhe lufton për paqen, lirinë dhe demokracinë.
4 Korriku, Dita e pavarësisë amerikane, aq sa i përket kombit amerikan, po aq u përket edhe shqiptarëve, kombit shqiptar. Kombi shqiptar feston 4 Korrikun, sot ashtu siç feston paverësinë e Shqipërisë, lirinë e pavarësinë e Kosovës, e cila i është mirnjohëse për jetë Shteteve te Bashkuara te Amerikës.
I ndjeri – Presidenti i historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, ia patë dedikuar gjithë këtë mrekulli amdmirimit dhe respektit që kanë shqiptaret për Amerikën, presidentëve Regan, Bush – të parë, Bill Klintonit, që i tha ndal genocidit në Kosovë dhe presidentit George W. Bush, i cili i vizitoi për herë të parë trupat amerikane në Kosovë, fill pas inagurimit presidencial, dhe po për her të parë një president i SHBA në detyrë Shqipërinë – ku në konferencën për gazetarët me ish Kryeministrin Berisha, nga Tirana, deklarojë pavarësinë Kosovës.
Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, ka thënë se: “Ne i duam Amerikanët, sepse ata na dhuruan lirinë, që ne dëshironim”. Duke vazhduar se “Pikërishtë, për këtë ka një respekt ideal. Me Amerikën ne jemi të vegjël, por, miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”. ka thënë Rugova.
Ndërkohë, sot më 4 Korrik, kombi shqiptar kudo si në Prishtinë, Tiranë dhe viset shqiptare, dhe disaporë dëshiron të tregojë me sinqeritetin e tij, se shqiptarët, u janë mirënjohës miqve të tyre të shumtë amerikanë, ndër të cilët presidentit Woodrow Wilson, për përpjekjet që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për kombin tonë dhe për ruajtjen e miqësisë shqiptaro-amerikane.
Dhe kjo është në traditën amerikane, me politikën që ka mbajtur gjithnjë kundrejt Shqipërisë, të filluar prej presidentit të madh, Woodrow Wilson, kujtimi i të cilit ka mbetur i paharruar në zemrat e mendjet e shqiptarëve. Në Konferencën e Paqes, në Paris, në fund të Luftës së Parë Botërore, Presidenti Woodrow Wilson, flaku poshtë Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915), që sakrifikonte të drejtat legjitime të Shqipërisë dhe u kërkoi përfaqësuesve të fuqive të mëdha, respektimin e pavarësisë së plotë të Shqipërisë.
Në vitet e demokracisë – rënjen e komunizmit, dhe rivendosjen mbas 44 vjetëve të marrëdhënieve diplomatike, mes Trianës dhe Washingtonit, miqësia shqiptaro-amerikane, shënoi rritje të paparë.
Me këtë rast shqiptarët nuk e harrojnë presidentin Bush (plakun), në prag të Krishtlindjeve, i cili vendosi “vijën e kuqe”, vijë që sinjalizoi diktatorin Millosheviq, që kurrë Amerika, s’do të lejonte një Bosnje të dytë, me shqiptarët. Edhe presidenti Clinton, u qëndroi besnik fjalëve të paraardhësit të tij, ai u bë njeriu më i dashur dhe më i besuar për shqiptarët kur premtoi: “Amerika do të jetë me Kosovën”!
Procesi i pavarësimit të Kosovës me SHBA – tregoi se ka qen ë i pashmangshëm dhe këtë e vërtetoi edhe deklarata e 11 qershorit 2007 e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Deklarata e presidentit Bush, e vulosi mbështetjen amerikane për pavarësinë e Kosovës :”Kosova, do të jetë e pavarur!”, u tha nga presidenti Bush, pikërisht në Tiranë.
Kështu që me të drjetë, sot kudo shqiptarët, ashtu si dhe gjithë populli amerikan festojnë 239 Vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Sepse, SHBA ishin me Shqipërinë dhe shqiptarët, në lirinë dhe demokracinë, rrëzimin e komunizmit. Amerika, ishte me Kosovën në luftë, duke i dalur në krah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës -UÇK-së, tani ajo është me shqiptaret, me Kosovën në paqe, me Kosovën e pavaruar shtetin e dytë shqiptar i njohur nga 110 shtete.