Cifti-nga-gjermania
Foto: Radomir Petriq, Vijesti

Një çift nga qyteti Koblenc i Gjermanisë, Silke Kaster dhe Jens Hemerling kanë përfunduar pushimin e tyre dhjetëditor në bregdetin e Malit të Zi dhe se kthehen ne shtëpinë e tyre plotësisht të kënaqur.

Ato gjatë qëndrimit në pushime në Mal të Zi kanë lëvizur në shumë vende dhe një pjesë të madhe të kohës kanë kaluar edhe në Ulqin respektivisht në Plazhin e madh. Ata janë të entuziasmuar me njerëzit, natyrën por edhe me çmimet dhe shërbimit nëpër lokale. Por ata tregojnë edhe për nje detaj tjetër shumë interesant.
”Malazezët keq e dinë gjuhën gjermane, përveç në Ulqin, por gjuhën angleze e dinë shumica”, tregojnë ata për të përditshmen Vijesti.

Por ato tregojnë edhe për diçka që nuk iu ka pëlqye e që ka të bëjë me qytetin e Ulqinit. Numri i madh i qenve endacak nëpër rrugë, plazhet të cilat nuk janë marrë me qira janë në gjendje të keqe dhe të lëna pas dore, në një pjesë të Plazhit të madh mund të shikosh frigorifera të hudhur dhe berllog janë disa nga vërejtjet që ato kanë treguar probleme të cilët për hir të vertetes i dinë edhe ne vet por ”të pafuqishëm” për ti zgjidhur.

Cifti-nga-gjermania

By admini