Ilustrim: Nga panairet e mëhershme

Komuna e Ulqinit ka njoftuar organizimin e edicionit të 25-të të Panairit të Librit, një ngjarje tradicionale kulturore që do të mbledhë botues, autorë dhe adhurues të fjalës së shkruar në zemër të qytetit.

Panairi do të zhvillohet nga 5 deri më 9 gusht 2026, në ambientet e Pazarit të Suvenireve në Ulqin, duke sjellë një program të pasur me libra, takime me autorë dhe aktivitete të veçanta kushtuar kulturës dhe leximit, shrkuan Ulqini Online.

Organizatorët ftojnë qytetarët dhe vizitorët të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje, e cila synon të promovojë librin, kulturën dhe rëndësinë e leximit në shoqëri.

“Libri, kultura dhe fjala e shkruar takohen në Ulqin”, thuhet në ftesën e publikuar nga Komuna e Ulqinit, duke i bërë thirrje publikut që të ndajë së bashku dashurinë për librin dhe kulturën.

Panairi pritet të jetë një pikëtakim i rëndësishëm për autorët, lexuesit dhe të gjithë ata që vlerësojnë kulturën dhe artin e shkruar, duke e kthyer Ulqinin në një qendër të veçantë të jetës kulturore gjatë këtyre ditëve të gushtit.

By admini

Leave a Reply