Fillimi i sezonit turistik në qytetin e Ulqinit kur numërohen ditët e fundit të muajit qershor nuk është për tu lavdëruar. Por një fakt duhet shtuar në gjithë këtë: objektet hotelerike me kushte të mira dhe ato pak hotele që punojnë nuk është se janë duke punuar keq.
Por një fenomen i cili përsëritet pothuajse çdo vit dha paraqet një shëmti në vetvete janë sekseret e dhomave të cilët mund ti takosh në të gjitha rrugët e qytetit. Edhe ato pak mysafirë që nisen dhe vinë në qytetin e Ulqinit kontaktin e parë e kanë pikërisht me këto persona të cilët mysafirët me ose pa dëshirë i drjetojnë për në objektet për të cilët ato punojnë.
Më së shumti në gjithë këtë pësojnë të gjitha shtëpitë private dhe ato objekte të vogla hotelerike të regjistruara për dhënie me qira të dhomave apo apartamenteve të cilëve nuk ju ndihmon as mundi propagandistik dhe korrektësia në punë. Ka raste që sekserët iu marrin mysafirët edhe para derës së shtëpisë.
Fenomenit të tillë duhet dalur përpara pasi është koha e fundit që këtë shëmti në vetvete ta parandalojmë. Në shumicën e rasteve këto persona që merren me këtë punë nuk janë fare nga qyteti i Ulqinit.