kufiri-kosove-mali-ziKuvendi i Republikës së Kosovës sot pasdreke pritet të diskutojë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Edhe pse kjo pikë filloi paradreke në mungesë të zv.kryeministrit Hashim Thaçi, megjithatë u vendos që ajo të shtyhet për në ora 14.00, kur edhe pritet që zv.kryeministri Thaçi të jetë prezent.

Nga ana tjetër, banorët e zonave kufitare me Malin e Zi kanë paralajmëruar “luftë” në rast se institucionet e Kosovës pranojnë vijën teknike të kufirit në mes të Kosovës dheMalit të Zi, që është prezantuarnga Republika e Malit të Zi, e që, sipas tyre, cenon më shumë se 12 mijë hektarë tokë të Kosovës, që shtrihen kryesisht në Komunën e Pejës, Istogut dhe atë të Deçanit, shkruan sot Koha Ditore.

Në diskutimin “Demarkacioni Kosovë – Mali i Zi: sfidat, komunikimi dhe transparenca”, që është organizuar nga Qendra për Promovimin e Zhvillimit, fondacioni “Friedrich Ebert” dhe kolegji evropian “Juridica”, banorët kanë kërkuar ndërrim të anëtarëve të Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, të cilët, sipas organizatorëve, nuk i janë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje në këtë diskutim.

Ndërkohë që njëra nga konkluzionet e kësaj tryeze ka qenë që nëse çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk zgjidhet me pajtueshmi, atëherë çështja të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit.
“Nëse palët kanë pozicione të pajtueshme dhe nëse nuk shihet përfundimi i suksesshëm i përcaktimit të vijës së demarkacionit, propozojmë që kjo çështje të bartet për zgjidhje në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Kjo nuk do të ishte asgjë e re, ngase, ndër të tjera, një kontest kufitar në mes Kroacisë dhe Sllovenisë pritet të ketë epilog në këtë vit nga Arbitrazhi Ndërkombëtar”, thuhet në përfundimet e tryezës.

Banori i Rugovës, Daut Morina, ka thënë se deputetët e Kuvendit duhet ta dinë se banorët e atyre zonave nuk do të pajtohen me vijën e prezantuar nga Mali i Zi.

By admini