Në Podgoricë sot është mbajtur Kongresi i VII-të i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi.
Në këtë kongres vlen të përmendet fakti se në krye të kësaj partie u rizgjodh kryetari aktual i saj Millo Gjukanoviq me asnjë votë kundër.
Një foto interesante ka publikuar e përditshmja Vijesti në të cilën mund të shihen të pranishëm si mysafirë në kongres edhe përfaqësuesit më të lartë të partive politike shqiptare duke filluar nga Mehmet Zenka, Fatmir Gjeka, Nik Gjeloshaj dhe Nazif Cungu.