Rreth aktualitetit politik, rreth angazhimit të Alternativës shqiptare dhe të tij personal si dhe rezultatet e para, ditën e shtune me një deklaratë për opinion është paraqitur deputeti shqiptar në parlamentint e Malit të Zi, z. Nik Gjeloshaj.
Deklaratën e plotë të deputetit Gjeloshaj mund ta lexoni më poshtë.
Alternativa Shqiptare pranoj përgjegjësin për të punuar në avancimin e arsimit shqip në Mal të Zi. Fillimisht morëm iniciativën për formimin dhe pastaj e bëmë realitet drejtorinë për arsimin e pakicave pranë Ministrisë së Arsimit në gusht të vitit 2013. Me krijimin e kësaj drejtorie vendosem themelet për punë profesionale në avancimin e arsimit shqip shqip në Mal të Zi. Në muajt e parë të krijimit të kësaj drejtorie mu dha mundësia dhe ishte një kënaqësi për mua të isha në krye të kësaj drejtorie. Çdo fillim është i vështirë, kështu ishte edhe fillimi i funksionimit të kësaj drejtorie dhe për të qenë deri në fund i sinqert u desh një kohë për tu futur në vij dhe të procesohën kërkesat tona.
Mbas kalimit tim në Parlament, një kohë ky vend mbeti i paplotësuar dhe ritmi i punës dhe rezulatet konkrete mungonin, kështu që një nga anëtarët e kryesisë së Alternativës Shqiptare, z. Marash Dukaj një i ri profesionist në fushën e arsimit mori detyrën e drejtimit të kësaj drejtorie. Gjatë gjithë kohës kam qenë i mendimit se duhet të integrohën sa më shumë shqiptar në postet drejtuese me interes për shqiptaret. Mbas disa muajsh punë dhe përgatitje të planit për veprim, sot kemi lajme të mira dhe konkrete për punën e kësaj drejtorie.
Ne Këshillin Nacional të Arsimit të Malit të Zi, një Këshill ky shumë i rëndësishëm për sistemin arsimor në Mal të Zi, emërohet një shqiptarë, profesori i historisë z.Mark Junçaj. Një i ri profesionist në fushën e vet, një student fenomenal i Historisë në Universitetit e Prishtinës, një djal shëmbull, që kisham kënaqësi ta kisha edhe shok dhome gjatë studimeve. Me një përkushtim të madh dhe seriozitet ka përfunduar studimet dhe po me të njëjtin përkushtim dhe seriozitet ka vazhduar të jap mësim si profesor me dinjitet të lart kombëtarë në Gjimnazin 25 Maj në Tuz.
Atë që kohë më parë ne e kemi potencuar, Abetarën Kombëtare, së shpejti do të jetë në përdorim, kështu më njoftoj dje z. Marash Dukaj dhe të njëjtën gjë mund ta lexojmë edhe ne portale dhe gazeta të ndryshme. Ky projekt kaq i rëndësishem po shkon drejt realizimit. Ata që i ndjekin sado pak zhvillimet mund të shohin se është duke u bërë punë konkrete për përmirësimin e arsimit shqip në Mal të Zi. Nuk është vetëm Abetarja Kombëtare por edhe shumë çështje tjera të rëndësishme dhe shqetësime të prindërve që po bëhet punë për ti zgjidhur.
Këto që i përmënda më lartë, por edhe shumë aktivitete tjera, duke paraqitur kërkesa të shumta për përmirësimin e jetës së qytetarëve do vazhdojnë të jenë në axhendën primare të të gjithë përfaqësuesve të Alternativës Shqiptare. Jemi i vetmi subjekt Shqiptar, që Kryetari i saj u ka lenë hapsirë dhe vendet kyçe të rinjëve për të treguar potencialin, vullnetin dhe profesionalizmin e vet për realizimin e kërkesave tona. Ne vazhdojmë me punë, për të dëshmuar misionin tonë të avancimit të të gjitha çështjeve me rëndësi për shqiptarët në Mal të Zi.