Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, po zhvillon sot një vizitë në Podgoricë, i ftuar nga kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç.
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, Meta pershendeti kongresin e Partisë Demokratike Socialiste.
Meta pati një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Meta theksoi se, mbështesim anetarësimin e Malit të Zi në NATO. Të punojmë për projekte të reja, tha Meta, duke shtuar se, marrëdheniet tona janë shembulli i fqinjësisë të mirë.
Shqipëria përndryshe prej mbrëmë në mesnatë është në heshtje parazgjedhore. Nesër do të mbahen zgjedhjet vendore dhe mediat opozitare në Shqipëri e konsiderojnë këtë vizitë edhe si fushatë. Sipas sondazheve të ndryshme pritet që koalicioni Rama-Meta të fitojë në nivel vendi por që dita e nesërme do të tregojë të verteten.