Me 18.06.2015 në lokalet e Ministrisë së arsimit u mbajt takimi i radhës i Grupit të punës që merret me përmirsimin e situatës aktuale në arsim për shqiptarët në Mal të Zi.
Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët, në përbërje nga:
1. Marash Dukaj, Ministria e arsimit,
kryetar;
2. Zoja Bojaniq Lalović, Enti për
botimin e teksteve dhe mjeteve
mësimore, anëtare;
3. Jasmina Gjorgjeviq, Enti për shkolla ,
anëtare;
4. Ismet Kallaba, Këshilli Kombëtar
Shqiptarëve, anëtar;
5. Rrok Gjolaj, Mistria e arsimit, anëtar;
6. Jusuf Lika, drejtor i shkollës së
muzikës, Ulqin,anëtar. ;
7. Mark Junçaj, profesor i historisë në
Gjimnazin„25 Maj“, Tuz, anëtar;
Në këtë takim u parashtruan shumë çështje të rëndësishme, duke filluar nga përkthimet, përmirsimi i emrave dhe toponimeve në tekste, shqyrtimi i plan-programeve, sidomos në lëndet e identitetit kombëtar etj.
U diskutua edhe mbi Abetarën kombëtare, e cila kohë më parë ishte filluar e planifikuar nga Drejtoria për arsimin e pakicave dhe komuniteve tjera në Mal të Zi, pranë Ministrisë së arsimit. Për këtë çështje të rëndësishme janë duke u ndermarrë hapa konkret për realizimin e saj. Dy procedurat e para janë përfunduar (Ministria e Arsimit dhe Enti për botimin e teksteve dhe mjeteve mësimore), tani pritet që në ditët në vijim ta verifikoi edhe Këshilli Kombëtar për arsim në nivel shteti, që në këtë mënyrë Abetarja të jetë e lejuejshme nga shtatori për nxënësit shqiptarë edhe në Mal të Zi, transmeton faqja Tuz Malësi.
Anëtarët u dakorduan që në takimin e radhës përveç tjerash të shqyrtohën propozimet konkrete nga jasht, e sidomos sygjerimet nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, gjegjësisht komisioni për arsim në kuadër të Këshillit.
Po këtu duhet përmend që përveç çështjeve të larpërmendura, të gjitha kërkesat e Këshillit kombëtar shqiptarë, kërkesat nga peticioni i prindërve, furnizimi me lektyra i shkollave shqipe etj., janë të përfshira në Planin e punës së Drejtorisë për arsimin e popujve pakivë dhe komuniteteve tjera nacionale në Mal të Zi pranë Ministrisë së Arsimit.
Komisioni është i hapur dhe do t’i shqyrtoi me shumë seriozitet të gjitha kërkesat tjera që vijnë nga jasht, duke filluar nga mësuesit e çdo lëmie, drejtuesit e intitucioneve edukativo-arsimore, prindërit, si dhe të gjithë ata që ia duan të mirën arsimit shqip.