Euro-paraQytetarët e Malit të Zi që punojnë jashtë vendit dhe emigrantët kanë transferuar në tremujorin e parë të këtij viti në vendin e vet rreth 87, 57 milionë euro, pesë për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këto janë të dhënat paraprake të Bankës Qendrore të Malit të Zi (CBCG).

Nga kjo bankë i kanë thënë agjencionit të lajmeve Mina se, nga shuma e përgjithshme të remitancave nga jashtë, rreth 52, 46 milion euro kanë të bëjnë me me kompensimin e punonjësve ose rezidentëve  të Malit të Zi të cilët punojnë jashtë vendit.

Në transfertat personale bëjnë pjesë rreth 26, 86 milion euro kurse në transfertat e tjera të cilat përfshijnë pensionet, përfitimet sociale dhe invalidore rreth 8, 26 milionë euro.

Numri më i madh i emigrantëve është në SHBA, Turqi, Serbi, në Amerikën jugore, Australi etj.

Në këtë numër të emigrantëve, sidomos në SHBA, një numër të konsiderueshëm përbëjnë edhe shqiptaret.

By admini