Ilustrim

Qeveria e Kosovës, më 19.03.2026, ka miratuar dy kërkesat e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e gjithsej 92 specializantëve me vetëfinancim.

Kërkesa e parë përfshinë pagesën e 55 specializantëve, në vlerë 164 mijë e 285 euro prej 1 janar deri në dhjetor 2026.

“Pavarësisht se këta specializantë janë me vetëfinancim, Qeveria ka ndarë vazhdimisht mjete në mënyrë që shkollimi i specializantëve të ardhshëm të jetë më i lehtë.” – tha Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë.

Kurse, kërkesa e dytë përfshinë 37 specializantët nga Lugina e Preshevës, Mali i Zi, në vlerë 385 mijë 645 euro e 50 cent.

Ministri Vitia tha se Qeveria e Kosovës ka vite që i mbështetë specializantët shqiptarë në Luginë të Preshevës. 

“Kujdesi i veçantë financiar e institucional për shqiptarët e këtyre trevave, siguron trajtim të barabartë me kolegët e tyre nga Kosova” – shtoi Vitia.

By admini