Ilustrim

Nga Kuvendi Komunal i Ulqinit mësohet se është thirrur mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të kuvendit , e cila do të mbahet më 27 mars 2026, duke filluar nga ora 09:00, në sallën e madhe të Kuvendit.

Sipas njoftimit zyrtar të nënshkruar nga kryetarja e Kuvendit, Ivana Popoviq, në rend dite janë paraparë disa pika me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e komunës.

Fillimisht, pritet të miratohet procesverbali nga mbledhja e mëparshme – konkretisht nga mbledhja e dytë e seancës së dytë të rregullt, e mbajtur më 23 dhjetor 2025. Më pas, këshilltarët do të kenë mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje lidhur me çështje të ndryshme që prekin interesin publik.

Në fokus të kësaj seance do të jetë edhe shqyrtimi i Propozim-Vendimit për dhënien e pëlqimit në Strategjinë lokale për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësit, e cila përfshin një plan veprimi për periudhën 2026–2030. Ky dokument konsiderohet i rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve të komunës në përballimin e situatave emergjente dhe menaxhimin e rreziqeve.

Po ashtu, në rend dite është edhe Propozim-Vendimi për plotësimin e vendimit ekzistues mbi përcaktimin e emërtimeve të vendbanimeve në territorin e komunës, një çështje që lidhet drejtpërdrejt me administrimin territorial dhe identitetin lokal.

Kjo mbledhje pritet të sjellë diskutime të rëndësishme dhe vendimmarrje që ndikojnë në zhvillimin strategjik dhe administrativ të Ulqini.

By admini