Është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare Osman Rexha, ish-kryetar i Komunës së Ulqinit dhe një nga figurat e respektuara të jetës publike dhe institucionale të qytetit, shkruan Ulqini Online.
Ekonomist i diplomuar dhe funksionar publik me përvojë shumëvjeçare, Osman Rexha i përkiste atij brezi intelektualësh që vepronin me maturi, përkushtim dhe përgjegjësi. Ai lindi më 3 maj 1939 në Klleznë të Epërme, në një familje të njohur për vlera pune dhe solidariteti, të cilat e shoqëruan gjatë gjithë jetës së tij.
Arsimin fillore kreu në Anën e Malit për të vazhduar atë akademik në Prishtinë dhe Nish, ku u diplomua në derjtinimi e ekonomisë. Karrierën profesionale e nisi si mësues dhe më pas vijoi në institucione të rëndësishme në Kosovë dhe rajon, duke dhënë kontribut në administratë, industri dhe projekte zhvillimore.
Pas kthimit në Ulqin në fillim të viteve ’90, ai u angazhua aktivisht në qeverisjen lokale. Ushqeu detyrën e kryetarit të Komunës së Ulqinit në periudhën 1996–1998, si dhe më pas shërbeu si këshilltar dhe nënkryetar i komunës deri në pensionimin e tij në vitin 2006.
Në jetën politike ishte i angazhuar në Lidhjen Demokratike të Malit të Zi, ndërsa për disa vite drejtoi edhe Partinë e Prosperitetit Demokratik, duke lënë gjurmë si një figurë e matur, racionale dhe me autoritet të natyrshëm.
Ndarja e tij nga jeta lë një zbrazëti jo vetëm për familjen e tij, por kujtimi për Osman Rexhën mbetet i gjallë në veprën, korrektësinë dhe shembullin njerëzor që la pas.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e shtune në ora 14 në Kllezën, në vendin e tij i lindjes.

