Sektori për Sizmologji i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi regjistroi më 2 janar 2026, në orën 15:35, një tërmet me intensitet të ulët, me epiqendër rreth 4 kilometra në perëndim të Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

Sipas të dhënave zyrtare, magnituda e tërmetit në hipocentër ishte 2.9 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa intensiteti epiqendror arriti nivelin IV të shkallës Merkal (MCS). Vatra e tërmetit u lokalizua në një thellësi prej 15 kilometrash.

Bazuar në modelin numerik të përhapjes së intensitetit sizmik në këtë rajon, si dhe duke marrë parasysh magnitudën dhe thellësinë e hipocentrit, ky tërmet nuk ka pasur potencial për të shkaktuar dëme materiale në zonën epiqendrore.

Pozicioni i epiqendrës, së bashku me izoseistat (zonat me intensitet të njëjtë sizmik) për rastin e terrenit shkëmbor, është paraqitur në hartën përkatëse.

https://www.meteo.co.me/Seizmologija/analiza/epi.gif

By admini