
(Me rastin e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit 2025)
Nga Xheladin Zeneli
Fillimisht e përgëzoj Kosovën në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamemtare të 28 Dhjetorit 2025, për mënyrën dinjitoze dhe për frymën qytetëruese demokratike që u zhvillian ato, çka është shembull dhe model për vendet e tjera të rajonit.
Uroj Lëvizjen “Vetëvendosje” për fitorën e tyre historike zgjedhore. Pas 10 muajve bllokade të formimit të instituciove shtetërore, pas debateve të ashpërta në mes pozitës dhe opozitës ,pas kërkimit të fajtorit se kush është përgjegjës për mos formimin e këtyre institucioneve etj.,më në fund erdhi verdikti i ‘gjysësorit’, pra vota e popullit (sovranit) me 28 Dhjetor 2025.
Populli shqiptar i Kosovës foli dhe zëri i tij ishte i lartë dhe i qartë: Ai me votën e tij i dha të drejtë LVV dhe liderit të saj Albin Kurtit, kurse njëkohësisht u ndëshkuan ( përsëri) partitë opozitare për sjelljen e tyre destruktive, ku përfshihet pengimi,nga ana e tyre, formimit të këtyre institucioneve.
Por kjo tashmë i takon së kaluarës dhe nuk duhet të kthehemi prapa.Kosova duhet të kqyrë të ardhmen dhe kjo e ardhme fillon tani. Pa humbur kohë duhet të koinstituohet Kuvendi e Qeveria dhe të fillohet me realizimin e programit zhvillimor për Kosovën, në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Shpresoj që partitë opozitare pas këtyre zgjedhjeve do të reflektojnë dhe do të sillen me më shumë përgjegjësi dhe me konstruktivitet në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës duke shfaqur përkrahje për projektet të cilat janë në interes dhe në të mirën e qytetarëve të Kosovës.
Kosova nuk e ka komoditetin e përçarjeve dhe konflikteve të brendshme politike, posaçërisht gjatë kësaj kohe kur ajo ballafaqohet me sfidat dhe kërcnimeve të sigurisë që vijnë nga fqinji i saj verior, i cili gjithënjë angazhohet në desstabilizimin e saj.
I dëshiroj Kosovës suksese në formimin e institucuoneve të saja shtetërore duke e vendosur vëmendjen dhe përqendrimin në punët dhe angazhimet tepër të mëdha që e presin ate në shërbim të progresit dhe prosperitetit ekonomik të saj.
Qeveria “Kurti 3” është në rrugën e rikthimit të stabilitetit institucional të Kosovës dhe kjo kërkon përkrahjen e gjithë spektrit politik shqiptar të vendit.
Albin Kurti tashmë është dëshmuar si lider i pakontestueshëm politik i Kosovës i cili ka përkrahjen konsistente të shumicës së votuesve që nga viti 2021.
Duhen vlerësuar votuesit e Kosovës të cilët me votën e tyre në zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025 bën zgjidhjen e duhur, duke e rizgjedhur Albin Kurtin si kryeministrin në mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Albin Kurti si udhëheqës i pakurruptueshëm dhe parimor, kur janë në pyetje interesat e vendit dhe popullit të tij, është lider i duhur në kohën e duhur për Kosovën.
29 Dhjetor 2025
