Të dhëna onomastike dhe demografike për Shasin dhe vendbanimet e nahijes së Bunës së Përtejme sipas defterëve osmanë të shekujve XV dhe XVI (8)

Prof. dr. Iljaz Rexha
Fshati Kuprijeva – Koprijeva i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 kishte 19 shtëpi me këta kryefamiljarë: Stepan Kopsha, Stako Raça, Gjuro Dajbaba, Mil Armeni, Mark Mati, Rajk Reçi, Andreka Reçi, Nika Shiroka, Nika Solaku, Gjon Romeshtina, Gjon Raja, Stepan Prenku, Vuk Syulku, Gjon Simi, Daba Mara, Daba Marini, Andreja Tusi, Vuka Prenksha, Dom Gjergj Jaka.
Ky fshat në vitin 1582 kishte 23 shtëpi dhe 7 beqarë dhe bënte pjesë në timarin e sulltanit, me këta kryefamiljarë: Mustafa Sylejmani (çift), Divane Ali (çift), Hysejn Murani (benak), Hysrev Abdullahu (benak), Memi Kraja (benak), Iskender Geci (çift), Sylejman Abdullahu (çift), Iskender Koka – çift, Hamza Damjani (çift), Hasan Dibrush (çift), Ajas Abdullahu (çift), Salih Sylejmani (benak), Luka Stepa, Stepan Lika, Bisha Koka, Kola Pisha (beqar), Adre Marka, Progon Shkurra, Shin Nika (beqar), Nika Stamat, Petri Nika, Andre Nadali, Nadal Nokoji (beqar), Vasil Geci (beqar), Bozhidar Kajova, Nika Bozhidar, Kola Gami, Luka Mirishin, Duka Mirishin (beqar), Gika Mirishin (beqar), Boga Kola,
Vasil Doda, Gjon Doda, Kola Jaka, Mark Deda, Goja Andre, Andre Boja, Guzh Boja, Nika Prena, Mark Boja, Gjon Pisha, Gika Pisha.
Fshati Frashkatin – Fraskanjeli i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 kishte vetëm 2 shtëpi, me këta kryefamiljarë: Gjergj Kuçi, Kol Kaçapori. Ky fshat në vitin 1582 bënte pjesë në timarin e Resul Mehmetit, dizdar i Kalasë së Shkodrës dhe kishte 13 shtëpi e 3 beqarë, me këta kryefamiljarë: Nika Fratini, Gjika Nika (beqar), Andon Nika (beqar), Prenç Mikalja, Vula Mikalja, Shkurra Kuçani, Vaka Kuçani, Koka Kaçapori, Tanush Grudi, bashtina Mark Marina në zotërim të Stepan Kuçanit, bashtina Andreja Duka në zotërim të Prenç Mikalja, Doda Gjini nga vendbanimi Shasi, Ulkash Kuçani, Gjeka Marini, bashtina Andre Kola në zotërim të Prenç Lisina, bashtina Andreshina në zotërim të Doda Gjinit.
Fshati Miza i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 nuk ishte i regjistruar, ndërsa në vitin 1582 ishte timar i Hasanit dhe kishte 15 shtëpi, 10 beqarë dhe 4 çifligje, me këta kryefamiljarë: Ahmet Ulkashi (çift), Ahmet Progoni (çift), Xhafer Bardova (çift), Sefer Pervani (çift), Mark Mira, Kola Marki (beqar), Pejo Gika, Noka Petri (beqar), Kola Pejo (beqar), Dul Mira, Andre Voja, Gjon Deda, Prend Gjoni, Kola Gjoni, Mark Mira (tjetër), Gjon Prendi, Ulkash Mira, Gjon Ulkashi, Mark Gjoni (beqar), Ulkash Gjoni, Nika Marashi, Pal Prendi, Iveza Pali, Iveza Mihaçiq, bashtina Gjon Bard Dona, çiflig i Ahmedit – mbrojtës i Kalasë (i jep të dhjetat vjetore), Prend Nika (beqar), Vasil Gjoni (beqar), Neda Ivza (beqar), Pava Gjoni (beqar).
Fshati Bigoda i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 nuk ishte i regjistruar, ndërsa në vitin 1582 ishte timar i Aliut dhe kishte 11 shtëpi dhe 2 çifligje, me këta kryefamiljarë: Ahmet Andre (çift), Hasan Abdullahu (çift), Andre Kolini, Andre Doda, Vuka Andrea, Beli Prendi, Radi Ujkashi, Rash Budoja, bashtina Prend Mihiqi ë zotërim të Hysrev Bojka, bashtina Gjon Darza (Dardha – I.R.), në zotërim të Jusuf Muriqit, bashtina Andreja Prendi në zotërim të Kola Krysa-s nga fshati Kamsha, bashtina Nika Rada në zotërim të Kola Krysa-s nga fshati Kamsha, bashtina Deda në zotërim të Doda, tani në zotërim të Hysrev Bojkes.
Fshati Ishtova – Ishtofa (Shtoji?) i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 nuk ishte i regjistruar, ndërsa në vitin 1582 ishte timar i Aliut dhe kishte 6 shtëpi, 4 beqarë, 1 benak dhe 1 çiflig, me këta kryefamiljarë: Jusuf Gjini (çift), Sefer Gjini (benak), Prend Gjini (beqar), Kola Gjini (beqar), Gjin Petri, Pisha Barleti (Bardheci), Doda Shatina, Bisha Shatina, Prend Barla (Bardha), bashtina Doda në zotërim të Jusuf Gjinit, Kola Pali, Ujk Shatina (beqar).
Fshati Gjonza i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 nuk ishte i regjistruar, ndërsa në vitin 1582 ishte timar i Jusuf Kasemit dhe kishte 3 shtëpi dhe 2 çifligje, me këta kryefamiljarë: Memi Pava (çift), Mustafa Marini (çift), Mark Gika, Doda Kola, bashtina Prenç në zotërim të Jaka-s.
Fshati Kusik – Kosik i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 nuk ishte regjistruar, ndërsa në vitin 1582 ishte timar Mustafait dhe i serasker Veliut dhe kishte 11 shtëpi, 2 beqarë dhe 1 çiflig, me këta kryefamiljarë: Nisha Koliq, Pal Dajçi, Marin Pali, Doda Dajçi, Doda Pali, Andrea Suma, Bisha Suma, Kola Suma, Mark Suma, Marin Gika, Ibrahim Çekoja (çift), Hasan Ibrahimi – beqar, bashtina Doda Dajçi në zotërim të Marin Gika-s.
Fshati Poroja – Prroja i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 nuk ishte i regjistruar, ndërsa në vitin 1582 ishte timar i Aliut dhe ishte i braktisur; banorët e tij ishin në arratisje e sipër dhe punohej nga fshatrat e kësaj nahije dhe i jepnin të dhjetat poseduesit të timarit.
Fshati Brajsha i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 nuk ishte i regjistruar, ndërsa në vitin 1582 ishte timar i Hamzait, kryetar i njësitit me ortakë, kishte 36 shtëpi, 5 beqarë, 15 çifligje, 1 benak, me këta kryefamiljarë: Ali Tomshi (çift), Pervane Tomshi (çift), Mustafa Jankoli (çift), Sefer Jankoli (çift), Mustafa Junusi (çift), Iskender Junusi (çift), Ferhat Junusi (çift), Ibrahim Junusi – benak, Ali Junusi (çift), Hasan Krajza (çift), Ali Andrea (çift), Sylejman Daka (çift), Mehmet Berra (çift), Pervane Sylejmani (beqar), Hasan Jankoli (çift), Sefer Junusi (çift), Qejvan Junusi (çift), Boksh Krajza, Prenç Krajza, Vul Doda, Don Gjoni, Nika Deda, Skura Prendi, Kola Puka, Andre Doda, Gesa Andre, Gjon Ashtini (beqar), Deda Ashtini, Pal Deda (beqar), Nika Bardkoli (Bardhkoli), Gjergj Bardkoli (Bardhkoli), Andre Bardko (Bardh-ko) (beqar), Mark Bardkoli (beqar), Jaka Zojko (beqar), Lazar Berri, Gjon Kabani (?), Andre Kraja, Pal Kraja, Bisha Gruja, Prend Andrea, bashtina Andre Deda, bashtina Kola Miriti në zotërim të Andre Doda-s, bashtina Andre Lika në zotërim të Boksha-s, Lazar Kikotini, Kola Kikotini, Bisha Kikotini, Andreja Kikotini, Prend Andreja Kikotini.
Fshati Maker Maz (Madh) i takon nahijes së Bunës së Përtejme dhe ishte timar i Hasan Abdullahut me ortakë, mbrojtës i Kalasë së Lezhës, dhe në vitin 1582 kishte 6 shtëpi dhe 2 beqarë, me këta kryefamiljarë: Mark Sokoli, Mark Sokoli (tjetër), Nika Sokoli, Ali Midha (çift), Musa Dida (benak), bashtina Lec Mjekerr Mazi(Madhi) në zotërim të Tola Curra-s, Duk Marki (beqar), Androleka Marki (beqar), Pervane Musa (beqar), Mustafa Ali (beqar), bashtina Bushat në zotërim të banorëve të fshatit, bashtina në zotërim të Vejusha-s (e vejë).
Fshati Kolomsa (Kollomza) i takon nahijes ë Bunës së Përtejme dhe ishte timar i Dervish Musait. Në vitin 1582 kishte 8 shtëpi, prej të cilave 6 pronarë me çifligje, me këta kryefamiljarë: Bili Kolomsa (Kollomza), bashtina Nik Bardi në zotërim të Ali Alvanit (çift), bashtina Simon Bardi në zotërim të Ali Nokçit (çift), bashtina Mark Kola në zotërim të Ali Ket’hydait (çift), bashtina Mark Karesi në zotërim të Simaçit (çift), bashtina Janiko Bardi në zotërim të Kurt Kirazit, bashtina Tushka në zotërim të Xhaferit, mbrojtës i Kalasë së Ulqinit, Vuka Tusha, Gjulko Nika, Brajko Gjulko, Tolo Nika, Prenç Kolomsa (Kollomza), Iveza Buta, bashtina Can Deda në zotërim të Kurtit.
Temë nga projekti “Fol, shkruaj dhe përdore gjuhën tënde, gjuhën shqipe” – Informimi në gjuhën shqipe i shqiptarëve në Mal të Zi dhe diasporë përmes faqes së internetit 2025”, pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.
