Në organizim të Shoqatës  së diabetikëve “ Rrethi i kaltër, Ulqin  në ambientetet e Fondit Humanitar “Trojet tona” u mbajt  takimi me diabetikët e  këtij qyteti.  Në praninë e  shumë njerëzve të sëmurë nga  sheqeri dr. Rajmojd Gjonaj mbajti një ligjëratë, në të cilën i informoi  të pranishmit me të gjitha komplikimet  e kësaj sëmurje, si pasojë e moskontrollimit të rregulltë të nivelit të sheqerit në gjak dhe i udhëzoi që  të vizitojnë  rregullisht specialistin endokrinolog dhe t’u përmbahen rekomandimeve  të mjekut. 

Me këtë rast u ndanë  aparata, llanceta dhe vitamina të ndryshme .  Kryetarja e   Shoqatës, Veneranda Gjonaj falënderoi Komunën e Ulqinit, e cila e mbështeti financiarisht këtë projekt dhe Fondin Humanitar “Trojet tona”, i cili siguroi  falas  ambientet e tyre për mbajtjen e këtij aktiviteti.

“Takimet e këtilla vjetore  janë të rëndësishme dhe të domosdoshme për diabetikët, sepse përmes ligjëratave mbi diabetin,  jo vetëm se diabetikët marrin informacione të duhura për  këtë sëmundje, por edhe  vetëdijësohen, shoqërohen,  shkëmbejnë përvoajt me njëri-tjetrin. Po ashtu ndarja falas e ilaçeve të cilat  u duhen atyre  dhe nuk kanë mundësi finaciare t’i blejnë është sadopak një  lehëtësim për ta”, tha Gjonaj.

By admini