Nga aktivitetet e kaluara

Shoqata e  Diabetikëve  “Rrethi i Kaltër”, Ulqin organizon  një ligjëratë  mbi diabetin. Tema e ligjëratës  të këtij viti është “Përmirësimi i kontrollit dhe parandalimit të komplikacioneve të diabetit në qytetin e Ulqinit”.

Ky aktivitet  synon që shoqata t’i ndihmojë diabetikët nga Ulqini sa më shumë që të munden, për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të rritur nivelin e kulturës shëndetësore.

“Me këtë rast, do të organizohen aktivitete, si: shpërndarja e aparatave për matjen e sheqerit , shiritave, lancetave dhe vitaminave për diabetikët. Do të promovohet dhe shpërndahet fletushka edukativ0 – shëndetësore për diabetikët, e cila është shtypur në gjuhën malazeze dhe shqipe.” thuhet në njoftimin e kryetares së Shoqatës, Veneranda Gjonaj. Ajo thekson se ky projekt realizohet me mbështetjen financiare të Komunës së Ulqinit.

 

Aktiviteti do të mbahet në ambientet e Fondit Humanitar “Trojet tona” në Bulevardin “Teuta”,  pas objektit “Alter Modus”, të shtunën, më 13 shtator, në orën 13.

Telefoni kontaktues: 067 – 067 – 272

 

By admini