
Nga Haxhi Zeneli
Egoizmi apo në zhargonin popullor,”inati”?
Kam përshtypjen se ne shqiptarët mbajmë flamurin në këtë fushë,apo mbase e përdorim si arsytim për të arritur qëllimet tona!,dhe ata të cilët duan të përfitojn nga këto përsona me këto veti egoiste,i nuhasin dhe ju ofrohën pranë tyre duke ju bërë qefin,kështu që atyre ju rritët mendja se ”janë dikushi”!.
Ka do vite që në vendlindjen tonë vazhdon të mbahet ky aktivitet muzikor, duke e implikuar aty edhe emrin e diasporës.
Shifet qartë,se me qëllim e kanë ngatrruar keq disa”profitier”këtë manifestim,të cilët rrahin gjoks,por e vërteta është se asgjë nuk ka të bëjë me diasporën,thjeshtë e kanë për përfitime ekonomike duke u ndihmuar edhe nga disa politikanë vendor.
Është me rendësi që të ja rikujtojmë opinionit,se si ka filluar ky manifestim në mes të diasporës dhe vendlindjes?Manifestim i cili kohëve të fundit ka hyrë në konkurencë nga organizatorët privat që duanin të tregonin”aftësit e veta organizative”,se edhe këtu në vendlindje bëjn si të duan.
Ky organizim asnjëherë nuk ka qenë ide e shpikur nga këto përfitues.Ky manifestim ka nisur para një dekade,dhe ishte inisijativë e artëdashësve si në vendlindje ashtu edhe në diasporë,në koordinim me shoqaten e Anes Malit-Nju Jork,dhe “Biznis Klubi-Ana Malit”në vendlindje.
Është e kuptueshme se çdo kush është në të drejtën e tyre të organizojnë manifestime të llojë llojshme,por nuk është e denjë që të përdorët diaspora për përfitime të tyre individuale qofshin ato ekonomike apo politike.
Dhe për këtë diaspora e këti vendi duhët të ju bëjë të qartë të gjithë atyre individeve që keqpërdorin emrin dhe duan ta zhysin diasporën në politikat e ujrave të ndotura.
Ideja e manifestimeve të tilla që nga fillimi ishte:që të rinjëve tanë nga diaspora dhe atyre të vendlindjes të ju ofrohët një varietet i gjërë në vendlindjen e të parëve të tyre,që të njihën më afër me njëri tjetrin,me historin dhe gjeografin e këti vendi.Të rinjët e diasporës nuk janë të interesuar në politikën dhe politikanët e këti vendi,as nuk janë të interesuar se kush i bënë koncertet ma të mëdha apo sa njerëz mblidhën aty,përkundrazi,ideja është që këto të rinjë të jenë pjesëmarrës të këtyre organizimeve,qofshin ato sportive apo kulturore,ashtu siç ishte ky manifestim në fillimet e saja.Por për çudi!na dalin pengesa,sa herë që ka një iniciativë bashkëpunimi të”Diasporës dhe Vendlindjes”, dikujt nuk po i shkon për shtat”!. Disa e shohin si rast përfitues edhe për të treguar vetën e tyre se sa aftësi kanë për lidhjet e tyre me shtetin.
Përse i japin të drejtën vetës që të marrin peng dhe ti privatizojnë projektet që shoqata”Anes Malit”, asaj kohe në bashkpunim me shoqaten “Ora”,kryetarin e asaj kohe Gazmend Kovaçin dhe pastaj edhe të ndjerin Dritan Kurtin në bashkpunim me “Bisnis Klub-Ana Malit”me kryetarin Kabil Kurti i kanë vënë themelet kësajë ideje mjaft domethënëse për diasporën,në Gusht të vitit 2013,në mbledhjen e përbashket të mbajtur në lokacionin e “Lamiges” në Zenelaj,ku u bë edhe realitet dhe nga ai vit kjo ide e organizimit, u bë jehonë për të gjitha vendbanimet shqiptare në Mal të Zi. Personalisht në fillimin e kësaj kam qenë pjesë e këti organizimi, në bashkpunim me kryetarin e shoqates së “Anes Malit”, Ismet Kurti, asaj kohe. Organizimi fillojë me garat sportive tek restoran Shasi ku vazhdojë tek qyteti i vjetër i Shasit me mbjellje të disa rrënjë ulliri, si shenjë rrespekti për diasporën tonë dhe pastaj në mënyrën më organizative u ngjitëm lartë në skenë me një prezentim dinjitoz të historisë së qytetit nga Gazmend Kovaçi (tashti drejtor i muzeut në Ulqin).
Mbrëmja vazhdojë me një koncertë të shfaqur në qendren e Katerkollës nga Ansambli ”Bashkimi Kombëtar” nga USA, së bashku me Sh.K.A. ”Tradita” që ishte edhe nikoqire e këti evenimenti, shoqëri artistike e cila korri shumë suksese por për fatin e keq edhe kjo u hesht.
Gjatë pandemisë që përfshiu botën ndalojë edhe manifestimi deri në qetsimin e situatës, ku për fatin e zi anamalasit humben edhe aktivistin e dalluar të këti organizimi, ish kryetarin e Shoqatës”Ora”,Dritan Kurtin. Dhe nga kjo fatkeqësi të ndërprerëjes, dikuj i vajti në mend per ta shfrytzuar rastin. U shfaqën në skenë si fantazma me egot e tyre të sëmuara duke uzurpuar idenë e këtij organizimi, që ta bëjnë projekt individual për përfitime financiare ndoshta edhe në shërbim të disa politikave të ditës të këti vendi.
Nuk habitemi!, nuk është për herë të parë, është e thjesht, super-egoja vazhdon…,kjo nuk mund të quhet aksidentale, kjo patjetër që ngrit ” Red flag”(flamurin e kuq), me të drejt ngritën pyetjet: se kush qëndron pas kësaj, ku është qëllimi, kush po financon projekte të tilla, kujt i intereson një diasporë dhe vendlindje të përçarë, kujt i interesoj që një manifestim i mirëfillt të shëndrrohët në manifestim”tallava”?
Gusht/2025