Partitë e pakicave do t’i kërkojnë kryeministrit Milojko Spajiq që ta shkarkojë kryeparlamentarin Andrija Mandiq nga kjo pozitë dhe nëse kjo nuk bëhet do të largohen nga Qeveria, kështu mëson CdM. Sipas informacioneve jozyrtare nga CdM, kjo është një kërkesë kyçe që përfaqësuesit e partive të pakicave do ti paraqesin në një takim me kryeministrin Spajiq këtë muaj.
Mandiq së fundmi uroi Republikën Srpska për ditën e saj antikushtetuese, gjë që shkaktoi një sërë reagimesh nga përbërësit e qeverisë që vijnë nga partitë e pakicave.
Partitë e pakicave janë duke punuar për një strategji të përbashkët që do t’i kërkojë kryeministrit të adresojë lëvizjet e kryetares së Kuvendit, të cilat sipas tyre po shkaktojnë përçarje dhe dëmtojnë marrëdhëniet me fqinjët.
Siç mëson CdM, përcaktimi i një pozicioni të unifikuar është duke u zhvilluar. Në këtë muaj është planifikuar një takim me përfaqësues të vendeve të Quint-it si dhe me Spajiqin.
Sipas informacione të CdM-së, një nga kërkesat e pakicave është largimi i Mandiqit nga posti i kryetarit të Kuvendit dhe atë pozitë ta marrë dikush nga radhët e partive të popujve më të vegjël, PES apo Demokratë.
Minoritetet, siç mëson CdM, tani për tani nuk do të kërkojnë largimin e ministrave nga ish-DF.