
Partia Demokratike e Socialistëve, partia më të fortë opozitare në Mal të Zi, do të mbaj kongresin e saj sipas të gjitha gjasave në muajin shkurt. Ky kongres ishte dashur të mbahej më 26 janar, por u shty për shkak të tragjedisë në Cetinë.
Siç shkruan Vijesti, në garë për Këshillin kryesor të kësaj partie janë edhe 7 kuadro nga Ulqini, transmeton Ulqini Online.
Ish kryetar i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Ulqin Driton Lunjiq, kryetarja aktuale e Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ivana Popoviq, sekretare aktuale e Komunës së Ulqinit Arta Muçaj, ish-kryetar i Komunës Sandro Daboviq, ish. Drejtori i Ndërmarrjes hoteliere-turistike “Riviera e Ulqinit” Bojan Gjakonoviq, profesoresha universitare Sabina Osmanoviq dhe Nikolla Gjelosheviq janë kandidatë për anëtarë të Këshillit kryesor të kësaj partie nga Ulqini.
Nga shtatë kandidatët e propozuar, katër nga Ulqini duhet të zgjidhen në kongresin e partisë e cila udhëhet nga kryetari i saj Danijel Zhivkoviq,