TikTok është një rrjet social i preferuar nga të rinjtë, por një sfidë në rritje për prindërit. Përveç ofrimit të përmbajtjes kreative dhe argëtimit, ka një rritje të dukshme të videove shqetësuese që tregojnë dhunë dhe kërcënime. E gjithë kjo është edhe më shqetësuese kur e dimë se përdoruesit e saj janë edhe më të rinjtë.
Eksperti gjyqësor, Marko Lakiq, në një intervistë për Portalin RTMZ, tha se asnjë fëmijë nën moshën 13 vjeçare nuk duhet të përdor TikTok. Duke qenë se një numër i madh i përdoruesve të TikTok janë fëmijë dhe adoleshentë, lind pyetja se deri në çfarë mase përmbajtja e dhunshme ndikon në zhvillimin e tyre mendor dhe emocional. Edhe pse kjo platformë po bën përpjekje për të shtypur një përmbajtje të tillë, ajo po bëhet gjithnjë e më e përhapur dhe kufiri midis krijimtarisë dhe rrezikut po bëhet më i hollë, transmeton Ulqini Online.
Ndikimi negativ i TikTok-ut u reflektua së fundmi në Shqipëri. Pasi një djalë goditi me thikë dhe vrau një katërmbëdhjetë vjeçare, në këtë rrjet social qarkulluan video në të cilat të miturit rrëfenin vrasjen.