Ilustrim

Për shkak të kushteve tejet të pafavorshme të motit, të shkaktuara nga erërat me furtunë, është dëmtuar linja 110 kV “Mozura-Ulqin”, e cila ka shkaktuar ndërprerje në furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve në komunën tonë, kështu mësohet nga një njoftim në rrjetin social facebook të kompanise të Sistemit të transmisionit elektrik të Malit të Zi, transmeton Ulqini Online.

Ekipet e kësaj kompanie janë në terren dhe janë duke punuar për vënien në punë të linjës 110 kV “Mozhura-Ulqin” sa më shpejt që të jetë e mundur, pas së cilës do të rikthehet furnizimi i rregullt me ​​energji elektrike për konsumatorët në Ulqin.

Sot në Ulqin moti është me borë dhe mjaft i ftoftë dhe duke marrë parasysh fatkin se pjesa më e madhe e qytetarëve nxehet me energji elektrike situata mund të bëhet shumë serioze.

By admini

Leave a Reply