Me rastin e masakrës që ndodhi në Cetinjë ku mbetën të vrarë 12 persona, mbrëmë në Ulqin një numër i madh i qytetarëve u mblodhën tek busti i Nënë Terezës dhe me ndezjen e qirinjëve bënë homazh për viktimt e kësaj tragjedie, shkruan Ulqini Online.

Ndërsa, sot në godinën e Qeverisë në Cetinjë është mbajtur një mbledhje komemorative për viktimat ku të pranishëm ishin shumë personalitete politike por jo vetëm.

“Një tjetër tragjedi e përmasave të paprecedentë ka goditur Cetinjen dhe Malin e Zi. Humbja e 12 jetëve na ka lënë në shok dhe mosbesim. Humbja e dy engjëjve që ishin simbol i pafajësisë është veçanërisht e dhimbshme. Ata kanë lënë një boshllëk në zemrat tona. E vetmja gjë që mund të bëjmë është t’i dërgojmë ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve dhe t’i ndihmojmë në dhimbjen e tyre”, tha ndër të tjera Nikolla Gjurashkoviq, kryetari i Komunës së Cetinës.

Në këtë mbledhje komemorative mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Ulqinit z. Genci Nimanbegu

By admini