Tragjedia e tmerrshme që ndodhi dje në Cetinje, kur 45-vjeçari Aco Martinoviç vrau 12 persona, është lajmi që ishte në ballinën e pothuajse të gjitha mediave botërore.
New York Post, BBC, CNN, Reuters, Russia Today, The Guardian raportuan për masakrën që ndodhi në qytetin malazez. Bilanci i këtij krimi është 12 të vdekur dhe katër të plagosur rëndë, shkruan Pobjeda, transmeton Ulqini Online.
Mbrëmë vonë, plagëve të marra iu nënshtrua vetë Martinoviq, i cili pasi u rrethua nga policia, qëlloi veten me një plumb në kokë.
Qeveria e Malit të Zi ka shpallur tri ditë zie për shkak të tragjedisë në Cetinje, njoftoi kryeministri Milojko Spajiq. Ditët e zisë janë shpallur më 2, 3 dhe 4 janar.