Departamenti i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji ka regjistruar një tërmet më të fortë në orën 02:42 të mëngjesit, me epiqendër 22 kilometra në jugperëndim të Medovës (Shqipëri).
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është ndjerë në Ulqin. Shumë qytetarë nëpërmjet rrjeteve sociale lajmërojnë se është ndjerë dhe i ka zgjuar nga gjumi, shkruan Ulqini Online.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 10 km.
Siç thuhet në njoftimin e Departamentit për Sizmologji të Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji, tërmeti mund të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën epiqendrore.