Ilustrim
Përbërësit e mazhorancës qeverisëse u bënë thirrje partive, të cilat janë ose do të jenë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi, të rishikojnë bashkëpunimin e koalicionit me opozitën kryesore parlamentare në të gjitha nivelet, jo më vonë se miratimi i buxhetit për vitin 2025. thuhet në deklaratën e përbashkët të partive të shumicës parlamentare.
“Përbërësit e shumicës parlamentare (PES, NSD, Demokratët, DNP, SNP) kanë ra dakord që partitë që formojnë ose do të formojnë Qeverinë e 44-të të Malit të Zi të rishikojnë bashkëpunimin e koalicionit me opozitën parlamentare kryesore në të gjitha nivelet, jo më vonë se miratimi i buxheti për vitin 2025”, thuhet në deklaratën e përbashkët të dorëzuar nga Mali i Zi Demokratik (DCG).
Ndryshe, sipas tyre, kjo mazhorancë parlamentare do t’i japë fund bashkëpunimit me partitë që formojnë qeverinë me opozitën kryesore parlamentare.