Kolegiumi i kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, në të cilin morën pjesë shefat e klubeve në Parlament, solli vendimin që nesër në orën 11:00 të vazhdojë seanca parlamentare me pikën e rendit të ditës lidhur me zgjedhjet dhe emërimet. Sipas të gjitha gjasave, në vazhdimin e kësaj seance do të finalizohet rikonstruktimi i Qeverisë, shkruan rtcg, transmeton Ulqini Online.
Rikonstruktimi i Qeverisë së kryeministrit Millojko Spajiq sipas të gjitha gjasave do të finalizohet sot. Partitë të cilat do të duhej të jenë pjesë e qeverisë së re, në mbledhjet e sotme të organeve partiake do të vendosin për rikonstruksionin e paralajmëruar. Rikonstruktimi i Qeverisë, me hyrjen e Demokracisë së Re Serbe dhe Partisë Popullore Demokratike, është paraparë me marrëveshjen e koalicionit të nënshkruar gjatë formimit të shumicës së re parlamentare dhe Qeverisë së re në fund të tetorit të vitit të kaluar.
Reagime zyrtare ende nuk ka edhe pse marrëveshja tregon qartë se cilat resore duhet t’u takojnë palëve që kanë nënshkruar atë dokument.
Pritet me interes edhe qendrimi i sotshëm i partive të pakicave rreth rikonstruktimit të qeverisë që pritet të ndodh sot.
Në lidhje me këtë, dje përbërësit e mazhorancës qeverisëse u kishin bë thirrje partive, të cilat janë ose do të jenë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi, të rishikojnë bashkëpunimin e koalicionit me opozitën kryesore parlamentare në të gjitha nivelet, jo më vonë se miratimi i buxhetit për vitin 2025. thuhet në deklaratën e përbashkët të partive të shumicës parlamentare.
“Përbërësit e shumicës parlamentare (PES, NSD, Demokratët, DNP, SNP) kanë ra dakord që partitë që formojnë ose do të formojnë Qeverinë e 44-të të Malit të Zi të rishikojnë bashkëpunimin e koalicionit me opozitën parlamentare kryesore në të gjitha nivelet, jo më vonë se miratimi i buxheti për vitin 2025”, thuhet në deklaratën e përbashkët të dorëzuar nga Mali i Zi Demokratik (DCG).
Ndryshe, sipas tyre, kjo mazhorancë parlamentare do t’i japë fund bashkëpunimit me partitë që formojnë qeverinë me opozitën kryesore parlamentare.