Për nder të 28- Nëntorit, festës së Flamurit Kombëtar, në shkollën tonë u organizua konkursi letraro- artistik me temë “ Një komb, një gjuhë, një flamur” në të cilën morën pjesë shumë nxënës që e duan artin e fjalës dhe atë të vizatimit, kështu shkruhet faqen e SHF ”Bedri Elezaga” në Katërkollë, transmeton Ulqini Online.

Nga përzgjedhja e jurisë (Jozo Koçaj, Ardita Muçaj, Arjeta Kurti dhe Nezmije Taipi) fituesit ishin:

– në krijimtari letrare:

1. Rea Cekoviq, kl. 8

2. Emira Xhurretoviq, kl. 9

3. Diona Ceka, kl. 6

– në vizatim:

1. Anes Salloviq, kl. 8

2. Vesa Jahaj, kl. 8

3. Suela Rexhoviq, kl. 8

– në projekt arti:

1. Amera Mehani, Arisa Veliq, Aulona Veliq,kl.7

2. Mirvan Tagani, kl.7&Midjan Tagani, kl.8

3. Leart Seferi, Endrit Suka, kl. 9

Të gjithë nxënësit fitues u shpërblyen me certifikata Mirënjohjeje, kurse fituesit e çmimeve të para u shpërblyen edhe me nga një dhuratë modeste prej të hollave, 20€ secili.

Në fund shkolla falënderon të gjithë nxënësit pjesëmarrës për angazhimin e tyre si dhe Aktivin e gjuhës shqipe për organizimin dhe koordinimin e aktivitetit.

By admini