Urimi i Kryetarit të Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Flamurit dhe 111 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë
Të nderuar bashkëkombës,
Sot festojmë Ditën e Flamurit dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ditë shënon një ndër festat më kuptimplote të kombit tonë, ku tash e 111 vjet e festojmë me shumë krenari.
Festat e Nëntorit janë datë të shënuara për popullin shqiptar dhe ngjarje më e rëndësishme për kombin tonë.
Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë na kujton sakrificën e shumë brezave që punuan me mençuri dhe urtësi për të mbajtur gjallë indin tonë kombëtar dhe për t’i sjell kombit shqiptar lirinë dhe pavarësinë e plotë.
Kam nderin që në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim, në këtë 28 Nëntor t’ju uroj shqiptarëve anë e mbanë – Gëzuar Ditën e Flamurit dhe 111 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar.
Me qëllimin e vetëm që të punojmë me përgjegjësi dhe me vetëdije kombëtare për të ardhmen e atdheut tonë dhe duke kujtuar sakrificat e mëdha që sollën lirinë e pavarësinë e kombit shqiptar, për ne Shqiptarët autoktonë në Mal të Zi të na shërbejë 28 Nëntori për të forcuar unitetin mes nesh dhe për të punuar me bashkërendim, nder e përgjegjësi ndaj kombit tonë shqiptar.
Gëzuar!
Genci Nimanbegu
Kryetar i Forcës së Re Demokratike