Ditën e marte, me 28 nëntor 2023, u mbajt edicioni i XI-të i Maratonës së Pavarësisë Ulqin -Shkodër. Edhe përkundër motit me reshje, rreth 35 maratonistë arritën që me sukses ta pëmbyllin këtë garë tashmë tradicionale, shkruan Ulqini Online.
Këtë aktivitet e ka mbështetur financiarisht Komuna e Ulqinit. Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari u shpreh i kënaqur që pati mundësinë të bëjë hapjen e ketij aktiviteti duke e vlerësuar këtë aktivitet.
Nga ana tjetër edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci postoj një shkrim për këtë aktiitet.
‘’As këtë vit nuk u mungoi aktiviteteve në nderim të 28-29 Nëntorit, “Maratona e Pavarësisë”, e kthyer në traditë mes Bashkisë Shkodër dhe Komunës së Ulqinit.
Kënaqësi të takoja disa nga sportistët e këtij aktiviteti dhe t’i mbështesja duke i garantuar se kjo nismë do të vazhdojë mes dy qyteteve, Shkodrës dhe Ulqinit’’, shkruan Beci në një shkrim të tij në rrjetet sociale.
Ky aktivitet u organizua nga OJQ ”Kultura fizike”.