xheladin zeneli

Nga Xheladin Zeneli

(Komunikimet dhe planet djallëzore të ambasadorëve të Fuqive të Mëdha që i paraprinë këtij aneksimi)

Sa herë që kujtoj thënien e njohur e cila thotë “Fatet e popujve të vegjël dalin nga dyert e tragjedive të mëdha”, më shkon mendja te dorëzimi i Ulqinit, Malit të Zi nga ana e Fuqive të Mëdha të asaj kohe.

Ulqini do ti bashkangjitet  Malit të Zi,kundër vullnetit dhe dëshirës së banorëve  të tij, të cilët ishin krejtësisht me popullsi  shqiptare, në vitin 1880, dy vite pas vendimeve të Kongresit famëkeq të Berlinit që u mbajt në vitin 1878.

Janë bërë përpjekje të shumta,duke përfshirë edhe rezistencë të armatosur, nga ana e popullit shqiptar për ndalimin e aneksimit të këtij territori shqiptar nga ana e Malit të Zi, por pa sukses.

Pas një demonstrimi të paparë të flotës detare ushtarake të Fuqive të Mëdha në urjrat e Adriatikut, pranë Ulqinit si dhe pas humbjes së luftës në teren të kryengritësve shqiptarë ndaj numrit shumë më të madh të forcave osmane, Porta e Lartë (Perandoria Osmane) përmes Dervish Pashës, me 26 Nëntor 1880, ia dorëzoj Ulqinin Principatës së Malit të Zi.

Në dokumentet  konfidenciale të kohës të cilat më vonë Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe (Foreign Office), do ti publikoi me titull : KORRESPONDECA E MËTEJSHME lidhur me KORIGJIMIN E KUFIRIT MALAZEZ,(mbi 200 faqe të shkruara), paraqesin kumunikimet e ndërsjellta të protokoluara të ambasadorëve të Fuqive të Mëdha të asaj kohe që kanë të bëjnë me përcaktimin e kufirit të Malit të Zi, konkretisht krijimin e mundësive dhe realizimin e një prej vendimeve të Kongresit të Berlinit të vitit 1878, i cili ka të bëjnë pra me anaksimit të qytetit  të Ulqinit nga ana e Malit të Zi.

Gjatë një korrespondence 

kohore prej dy muajve (prej 1 Korrikut  deri me 31 Gusht të vitit 1880 ) janë shkëmbyer mbi 500 telegrame në mes përfaqësuesve diplomatik

të vendeve të tyre përkatëse, kryesisht  të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Italisë dhe Rusisë.

Këto shkëmbime janë dëshmi ekskluzive e kohës që nxjerrin në pah planet djallëzore ,intrigat, prapaskenat e Fuqive të Mëdha të kohës që janë zhvilliar përmes përfaqësuesve diplomatik në vendet e tyre përkatëse.

Cilët ishin protagonistët e vendimeve të dhimbshme për kombin tonë

Disa nga protagonistët diplomatik të kohës të përfshirë në shkëmbimin e telegrameve ku diskotohej çështja e dorëzimit të Ulqinit Malit të Zi kanë qenë:

1.Henry George diplomat  i “Foreign Office-it”

britanez me detyrë në Vienë të Austrisë

2.Earl Granville, zyrtar  i “ Foreign Office-it ” në Londër

3.Kirby Green, konsuli gjeneral i Austrisë në Shkodër 

4.George J. Goschen, ambasadori britanez në Turqi

5.Augustos Paget, diplomat britanez me detyrë në Romë të Italisë

6.M. de Giers , ambasador i Francës në Rusi;

7.The Earl of Dufferin,

ambasador i Britanisë në Rusi;

8.M. Radonich ( Radonić), përfaqësues i Malit të Zi në Cetinë;

9.Lord Odo Russell , 

përfaqësues i qeverisë gjermane me seli në Berlin; 

10.M. Lippich, konsulli gjeneral i Austrisë në Shkodër;

11.Abedin Pasha, i ngarkuari i Portës së Lartë për çështjet me Malin e Zi , dhe të tjerë.

Objekt i këtyre komunikimeve janë edhe princat gjerman të asaj kohe si , Pinci Bismarck dhe Princi Hohenlohe.

Po shkëpus vetëm një komunikim të shkurtë i cili tregon shumë qartë vendosmërinë e këtyre diplomatëve ndërkombëtar për shkëputjen e Uqinit nga trungu kompakt etnik shqiptar dhe skenarin për bashkangjitjen e tij, Malit të Zi.

Në telegramin numër 421 z. Kirby Green nga Shkodra  i shkruan Earl Granville në Londër se ka pas një komunikim me z. Riza Pasha i cili ka pranuar në parim shkëputjen e Ulqinit dhe bashkangjitjen e tij Malit të Zi por me kusht që “Fuqitë e Mëdha duhen të marrin mbi vehte zbatimin e kësaj marrëveshje, kurse forcat turke mund të kenë misionin e të ruajtjes së kufirit pasi që ai do të vendoset…”.

Është interesant se disa nga këto diplomatë, me rastin e komunikimit të tyre e pranojnë qartas se venbanimet të cilat ata tentonin t’ja dorëzonin Malit të Zi  ishin territore shqiptare sepse iu referohen aryre si “Albanian districts” ( Rrethe apo zona shqiptare), por megjithate dhe përkundër kësaj ata vendosen në mënyrë të dhunshme dhe arbitrare dorëzimin e qytetit tonë bregdetar-Ulqinit, Malit të Zi.

Turpi historik i Fuqive të Mëdha të kohës

Vlen të theksohet se territori  i Malit të Zi para Kongresit të Berlinit në vitin 1878 kishte  4,405 km² kurse pas Kongresit 9,475 km² duke përfshirë edhe daljen në det të tij. Pjesa dërmuese e ekspanzionit dhe dyfishimit territorial të Malit të Zi u arrit kryesisht në dëm të trojeve shqiptare. 

Por sikurse ky ekspanzion në fund të shekullit 19-të, 

të mos ishte i mjaftueshëm, ai pas rreth tre dekadave pasoi me një tjetër, ate të Konferencës së ambasadorëve në Londër e mbajtur në vitet 1912-1913, ku Fuqitë e Mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe,Franca, Gjermania,Italia, Austro-Hungaria dhe Rusia), muarën vendimet fatale që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur.

Me aneksimine Ulqinit nga ana e Malit të Zi në vitin 1880 është një ndër fillet e tragjedisë së ndarjes dhe të coptimit të trojeve shqiptare dhe turpi historik i Fuqive të Mëdha të asaj kohe të cilat me vendimet e tyre në fund të shekullit 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të, lën rreth 40% të popullsisë shqiptare jashtë kufijve të shtetit të sapo krijuar shqiptar- Shqipërisë.

26 Nëntor 2023

P.S.

(Për një pjesë të materialit të këtij shkrimi falenderoj bashkëvendasin tim Jusuf Lika i cili, pak vite më parë, hapi dhe më ofroi dokumente nga arkiva e tij në Ulqin)

By admini