
Kryetari i KKSH-së Faik Nika së bashku me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, SH.S.Znj Zhaklina Peto, kanë bërë shpërndarjen e abetareve mbarëkombëtare për klasat e dyta për shkollat fillore në teritorin e Komunës së Ulqinit dhe Tivarit ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, kështu mësohet nga një kumtesë për opinion të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, transmeton Ulqini Online.
Përkujtojmë se, Abetarja mbarëkombëtare, këtë vit ka marrë pëlqimin nga Ministria e Arsimit që të përdoret për nxënësit shqiptarë si mjet ndihmës edukativ për klasat e dyta të shkollave fillore.
Drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave shprehën falenderime për këtë aktivitet, duke e vlerësuar lartë vizitën e Ambasadores Peto dhe interesimin e vazhdueshëm të KKSh-së për përmirësimin e kushteve edukative në këto shkolla.
