Hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi informon të gjithë të interesuarit që duan të ndjekin studimet e larta në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” se është hapur konkursi për pranimin e studentëve të rinjë për vitin akademik 2023/2024.
Të gjitha të dhënat për procedurat e aplikimit, afatet dhe datat e provimeve pranuese, mund t’i gjeni në web faqen e UP-së “Hasan Prishtina” në vegzën (linkun) e poshtë shënuar: Konkurs per pranimin e studenteve – Universiteti i Prishtines.pdf
Gjithashtu ju informojmë se me datë 14.07.2023 do të bëhet shpallja për disa plotesime të udhezimit për disa programe studimi si ekonomik, juridik etj.
Po ashtu ju informojmë se do të ketë edhe një afat plotësues të pranimeve në Universitetet Publike të Republikes së Kosovës në muajin shtator të ketij viti.
Për informata shtesë mund të kontaktoni në adresat e Këshillit Kombetar çdo ditë pune permes e-mailit: knsh@t-com.me dhe kksh.mn@gmail.com si dhe ne numrin e tel: 030/ 401-302
Temë nga projekti “““Shkruaj, lexo dhe fol, për ta ruajtur gjuhën shqipe” – Informimi në gjuhën shqipe i shqiptarëve në Mal të Zi dhe diasporë përmes faqes së internetit 2023“”, pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.