Hana Llazorja

Foto Vijesti, Arkiva private

Hana Llazorja nxënësja e klasës së gjashtë të Sh. F. ‘’Boshko Strugar’’ në Ulqin ka fituar medaljen e artë në garat ndërkombëtare ‘’Matematika pa kufij’’ e cila u mbajt në Nessenbar të Bullgarisë, shkruan Vijesti, transmeton Ulqini Online.

Në këto gara kanë marrë pjesë rreth një mijë nxënësa dhe më këtë suksesi i Hanës merr edhe më shumë vlera. Hana është nxënëse e shkëlqyeshme nga të gjitha lëndët, por siç thotë vet ajo, më mirë e ndien vetën në lëndën e Matemaikës.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është mbajtur në teatrin antik të qytetit të vjetër të Nessenbarit dhe shpërblimet janë ndarë nga vet kryetari i kësaj komune.

By admini