Foto: Muho Dushku

Dy anëtarë të shoqatës bjeshkatare Suhareka Hiking Club kanë nisur në këmbë rrugën nga Prizreni për në Tivar në shenjë kujtimi të 78 vjetorit të masakrës së Tivarit. Siç shkruan rtk, ata që kanë vendosur të ecin në këmbë nga Prizreni në Tivar janë Bajram Bytyqi dhe Rrahim Hoxha, transmeton Ulqini Online.

Një pjesë të rrugës nga Sukubina deri në Tivar dy bjeshkatarët janë shoqëruar nga Muho Dushku prej të cilit kemi shkëputur pamjet.

Masakra e Tivarit është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, realizuar ndaj shqiptarëve. Numri i të vrarëve në këtë masakër varësisht prej burimeve sillet 1700-4300.

Video e marrë nga faqja e z. Muho Dushku

By admini