Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri.

Forca e Re Demokratike si subjekt nacional shqiptar që zbaton programin e vet politik, nuk është as populist as karrierist. Forca lufton për realizimin dhe avancimin e drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Jemi thellësisht të pakënaqur me rrugën në të cilën është duke ecur Mali i Zi në këto dy vitet e fundit. Posti i Presidentit duhet të jetë i tillë që të garantojë që të drejtat tona të jenë në fokusin dhe në veprimtarinë e tij, kështu thuhet në një kumtesë për opinion të këtij subjekti politik.

Duke analizuar ofertën e kandidatëve dhe rrugëtimin e tyre politik të deritanishëm, jemi të bindur se në këtë rrugëtim asnjëri nga kandidatët nuk kanë dëshmuar mjaftueshëm që do të përkrahin kërkesat tona politike.Kështu që në këtë raund nuk do të përkrahim asnjë kandidat dhe vendimin do t’ia lëmë votuesve të cilët mirë i dijnë kërkesat tona, aspiratat politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Ju rikujtojmë  që këto aspirata kanë hasur pengesa të vazhdueshme nga politikat dhe mbështetësit e të dy kandidatëve, vazhdon kumtesa.

Ne nuk jemi kundër asnjërit kandidat dhe nuk jemi votues në rezervë. Ne shqiptarët përherë jemi rreshtuar në anën e drejtë të historisë. Prandaj jemi të bindur që edhe kësaj rradhe votuesit shqiptarë do të marrin vendimin e duhur. Të dielën votoni me qetësi pa pasur asnjë presion as hamendësim. Të hënën do t’i urojmë presidentit të zgjedhur mandatin pesëvjeçar dhe do të bashkëpunojmë me secilin për të siguruar avancimin dhe respektimin e të drejtave tona, përfundon kumtesa e Forcës së Re Demokratike

By admini