DISA KUJTIME NGA AKTIVITETET E FONDACIONIT DEDË GJO’LULI NË NEW YORK
(Me rastin e 20-vjetorit të themelimit dhe tani të shuarjes)
Nga Gjekë Gjonlekaj/New York
Dekada e fundit e shekullit të kaluar ishte njëra ndër periudhat më të stuhishme në historinë e popullit shqiptar. Ishte dekada e rënjes së diktaturës në Shqipëri dhe e luftës për liri në Kosovë. Shqiptarët atdhetarë të Amerikës dhanë kontibut të dukshëm për rënjen e diktaturës shqiptare dhe për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët e Malësisë së Madhe nga Mali i Zi ishin aktivë në shumë veprimtari shoqërore dhe kombëtare.Ata merrnin pjesë në pothuajse të gjitha aktivitetet për të mirën e çështjes kombëtare. Pjesëmarrja e tyre ishte individuale dhe organizatat e mëdha për këtë shumë herë nuk i përfillnin kërkesat e tyre.Shumica e malësorëve aktivë e panë si të domosdoshme themelimin e një shoqate ose organizate e cila mund të perfaqësonte shqiptarët e këtyre trojeve.
U bisedua shumë herë për këtë ceshtje dhe më në fund arritën marrëveshjen e një takimi shoqëror. Kjo mbledhje u mbajtë në Eastwood Manor në Bronx. Aty u ftuan dhe morën pjesë dhjetëra malësorë të fiseve dhe familjeve shume të njohura të Malësisë. Mbledhjen e kishte thirrë aktivisti dhe biznismeni i njohur Palokë Gjergj Uci-Vulaj. Zoti Vulaj foli gjërsisht për qëllimin e kesaj mbledhje dhe në fund të fjalës së tij, të pranishmit diskutuan dhe bënë debate në lidhje me qëllimet e kësaj organizate. Natyrisht se kishte edhe kundërshtime të ndrshyme. Shumica votoi në mbështetje të themelimit. Gjatë diskutimeve u njoftua publikisht se kjo organizatë do të zhvillojë aktivitete politike, kombëtare dhe kulturore. Shumica e pranoi propozimin e këtyre aktiviteteve. Më ne fund u bisedua për emërin dhe statutin e kësaj shoqate. Të gjithë ranë dakord që kjo të jetë organizatë jo fitimprurëse.Shoqërisht vendosën që këtij Fondacioni të i jepet emëri i heroit tonë kombëtar Dedë Gjo’Luli.Pas Gjergj Kastriot Skënderbeut,Dedë Gjo’Luli ështe emëri më i dashur dhe i nderuar në Malësi të Madhe.
Dedë Gjo’Luli është malësori më i përmendur për atdhedashuri,për besë e trimëri . Emërin e Dedë Gjo’Lulit e sollëm ne Amerikë nga vendlindja,që mbetet sot e kësaj dite nje pasuri e madhe morale,sepse është hero kombëtar nga vendlindja jonë. Në Malësinë tonë për Dedë Gjo’Lulin flitej e këndohej më shumë se për asnjë hero tjetër. Ai ishte simbol i lirise, i pavarësisë dhe i bashkimit kombetar. Është dhe mbetet figura qëndrore në historinë e Malësisë së Madhe. Radi-stacionet shqiptare,sidomos Radio-Tirana transmetonin vazhdimisht këngë e melodi për trimin tonë legjendar Dedë Gjo’Lulin.
Këtë ëmer të nderuar e gjetëm edhe tek shqiptarët e vjetër të Amerikes sidomos tek ata që kishin mërguar pas Luftës së Dytë Botërore. Ata kishin mësuar nga historia për kontributin e Dedë Gjo’Lulit në pavarësinë e Shqipërise.
Pjesëmarrësit në këto mbledhje ishin shume të lumtur që midis tyre kishte edhe burra të vellazërisë së Dedë Gjo’Lulit.Në këtë mes shquhej Vatë Marash Doka-Dedvukaj, i cili në vitin 1972 kishte financuar ngritjen e Memorialit të Dedë Gjo’Lulit në Kodër të Kishës në Traboin të Hotit. Në atë ceremoni madheshtore kishin marrë pjesë mijëra shqiptarë. Në atë përurim ishin mbajtur fjalime me përmbajtje patriotike si asnjëherë më parë. Përkujtimi i 500-vjetorit të vdekjes së Skenderbeut në vitin 1968, dhe përurimi i Memorialit të Dedë Gjo Lulit në Hot kishin qënë frymëzim për një ringjallje kombëtare për shqiptarët e Malësisë së Madhe në Mal të Zi. Politika jugosllave nuk e pëlqente shume nderimin e malësorëve për Dedë Gjo’Lulin,por shqiptarët atdhetarë nuk çanin kokën për qëndrimin e tyre.
Në mbledhjen e malësorëve në Bronx, New York kryetar i Fondacionit Dedë Gjo’Luli u zgjodhë zotëri Palokë Vulaj,dhe më vonë ai ëmeroi bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Në atë mbledhje u propozua që me rastin e 85-vjetorit te Kryngritjes së Malësisë në pranverë të vitit 1996, në Universitetin Fordham të New Yorkut të mbahej një simpozium shkencor kushtuar këtij përvjetori. Ky propozim e pranua pa asnjë kundërshtim. Në mbledhjet e mëvonshme u caktua data dhe ftesa për personalitetet e shquara të historisë dhe kulturës shqiptare,bile midis tyre ishte edhe një dijetare amerikane. Grupin e profesorëve dhe të dijetarëve shqiptarë e drejtonte Profesor Shaban Demiraj,kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga Kosova morën pjesë Profesor Rexhep Qosja dhe Profesor Engjell Sedaj. Ismail Kadare kishte përgatitur kumtesën e tij dhe kishte dërguar urimet e rastit me zërin e tij të regjistuar në manjetofon. Nga Malësia mori pjesë Drejtori i Gjimnazit të Tuzit Profesor Gjergj Berishaj.Nga Shtetet e Bashkuara morë pjesë Drejtori i Seksionit Shqiptar të Zërit të Amerikës Dr. Elez Biberaj,Profesoresha amerikane e Universitetit Brown Marjerie Senechal dhe Profesor Anton Fistani.Konferencën e hapi Palokë Vulaj dhe pastaj e drejtoi aktivisti i dallur zoti Gjon Lulgjuaraj. Në këtë sesion morën pjesë qindra shqiptaro-amerikan. Ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqiperisë në OKB zoti Pellumb Kulla. Aty morën pjesë edhe klerikët e tri besimeve fetare. Në sallën e madhe të Universitetit ishte përgatitur një drekë për të gjithë.
Në lokalin e njohur Eastwood Manor u shtrua një darkë e madhe ku morën pjesë qindra shqiptarë. Të nesërmen në mbrëmje për nder të profesorëve dhe dijetarëve shqiptarë dhe amerikanë Familja e Kolë Mirit –Dedvukaj shtroi një darkë madhështore në shtëpinë e tyre ku përveçë personaliteteve të lartëpermendura morën pjesë edhe shumë aktivistë te komunitetit. Ata u largua me përshtypje të jashtzakonshme për pritjen madhështore të kësaj familje bujare të vellazërisë së Dedë Gjo’Lulit.
Palokë Vulaj ato ditë kishte vënë në dispozicion restaurantin e tij “FINO” në Manhattan. Ai kishte marrë pësipër udhetimin e profesorëve shqiptarë në Washington dhe në Boston. Në Washington ata u pritën në Akademine Kombetare të Shkencave. Pritjen e organzoi Sekretari i kesaj Akademie Mr. John Boright i cili ishte takuar më përpara në Europë me Profesor Shaban Demiraj. Kjo ishte vizita e parë e shqiptarëve në kete Akademi prestigjioze. Dy ditë më vonë ata u pritën me nderime në Kishen e Shën Gjergjit në Bsoton nga At.Arhtur Liolin dhe Anthony Athanas. Ata vizituan varrin e Nolit dhe të Konicës dhe pak ditë më vonë u kthyen në atdhe.Të gjithë u larguan nga ky vend me përshtypje të mira. Shumë malësorë kontrbuan dhe punuan për këtë ditë. Por merita më e madhe per suksesin e atij përvjetori historik i takon aktivistit bujar zotëri Palokë Vulaj.
Fondacioni “Dedë Gjo’Luli” ne vitin 1996 organzioi një demonstratë të madhe para Kombeve të Bashkuara në New York kundër sundimit të Millosheviqit në Kosove. Organizoi demonstratë në kohën kur disa organizata gjoja patriotike kundërshtonin organizimin e protestave të tilla. Në demostratën e Fondacionit Dedë Gjo’Luli para OKB-s u bë publike për herë të parë nga Naim Balidemaj njoftimi per themelimin e Ushtrise Çlirimtare te Kosovës.
Në vitin 2000 Fondacioni “Dedë Gjo’Luli kishte organizuar një seminar kushtuar Mehmet Shpendit të Shalës me rastin e 70-vjetorit të rënjes së tij tragjike. Në këtë seminar morën pjesë disa personalitete të shquara të New Yorkut dhe dy profesorë nga atdheu kishin dërguar kumtesat e tyre për ketë hero të popullit shqiptar.
Me rastin e 30-vjetorit te Besëlidhjes së Malësise në vitin 2000 “Fondacioni Dedë Gjo’Luli”organizoi përsëri simpozium shkencor ku ishin ftuar për herë të parë në Shtetet e Bashkuara Dom.Lush Gjergji dhe Kastriot Bajraktari i Derës bujare të Çun Mulës së Hotit. Ky përvjetor ishte historik dhe u nderua për këtë aktivitet nga të gjithë shqiptarët e Amerikës. Në darkën solemne të këtij përvjetori mori pjesë edhe Lulzim Jashari,djali i Adem Jasharit. U nderua me lot e dhimbje nga të gjithë të pranishmit. Në këtë përvjetor historik malësorët nderuan edhe mjekun e tyre shume të dashur Dr.Lukë Gjokaj.
Fondacioni “Dedë Gjo’Luli”i dha mbështetje morale dhe materiale “Ushtrisë Çlirimatre të Kosovës”. Ata ishin pranë fondacionit “Vendlindja Thrret” qysh në fillim të themelimit të saj. Anëtarët e ketij Fondacioni ishin shume aktiv në fushata dhe demonstrate për lirinë e Kosovës. Në të gjitha solemnitetet e këtij Fondacioni bëhej thirrje për mbështetje të UÇK-ës.
Këto janë vetëm disa nga aktivitetet e këtij Fondacioni që për pothuajse dy dekada mbajti emërin e trimit legjendar Dedë Gjo’Luli i cili per lirinë dhe pavarësinë e atdheut sakrifikoi familjen e në fund edhe jetën e tij. Rrugën e lavdishme të Dedë Gjo’Lulit ndoqi trimi legjendar i Kosovës, Adem Jashari. Për malësorët shqiptarë emëri Dedë Gjo’Luli është si një letër-njoftim. Identifikimi me këtë emër tregon shumë. Shkrirja ose shuarja institucionale e këtij emëri në diasporën shqiptare të Amerikës ështe humbje e madhe.Historine e bëjnë njerëzit e jo malet. Historia nuk është gjeografi.