Forca e Re Demokratike dënon praninë zyrtare të ministrit të Drejtësisë z. Marko Kovaç dhe ministrit të Financave z. Aleksandar Damjanoviq në Akademinë Ceremoniale me rastin e Ditës së Republikës Serbe (Srpska) në Banja Luka më 9 janar 2023, thuhet në një kumtesë për opinion të Forcës së Re Demokratike.
Çdo lloj prezence në këtë festë është në fakt mbështetje për politikën e Radovan Karaxhiqit dhe ish-ndihmësit të tij të cilët tani janë bërë mjeshtër të destabilizimit rajonal.
Sigurisht, ky akt anulon praninë e ministrit të Drejtësisë Kovaç në përkujtimin e 27 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë më 11 korrik 2022.
Arsyetime për mos njoftim, për “vizitë personale” e të ngjashme janë thirrje infantile të mendimit të mëvonshëm. Ulqinakëve tanë u bëjmë të qartë se kanë bërë një gabim të rëndë, përfundon kumtesa e këtij subjekti.