Një tjetër storie suksesi vjen nga diaspora jon;. Bashkëvendasi ynë i cili tani jeton në Gjermani, z. Dardan Koliqi, ka arritur që të zgjedhet si kandidati direkt i partisë së gjelbër gjermane në zonën elektorale 107 München-Ramersdorf për zgjedhjet e parlamentit të Bavarisë së Epërme, shkruan Ulqini Online.

“Me 100% të votave jam zgjedhur sot si kandidati direkt i partisë së gjelbër gjermane në zonën elektorale 107 München-Ramersdorf për zgjedhjet e parlamentit të Bavarisë së Epërme.
Më mungojnë fjalët për përkrahjen dhe besimin e marrë dhe jam shumë i lumtur të formoj “ekipin e gjelbër” në juglindje të Mynihut me Sanne Kurz, kandidate për parlamentin e Bavarisë.
Me padurim pres fushatën zgjedhore vitin e ardhshëm!”. kështu shkruan në një post të tij kohë më parë Dardan Koliqi.

Dardani ka qenë nxënës shembullor në shkollën fillore si dhe atë të mesme të qytetit të Ulqinit.

By admini