Nga Gjekë Gjonaj
Është në proces rinovimi i plotë në vlerë prej 36 .000 euro i objektit të Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në fshatin Krythë të Anës së Malit, i cili nga moskujdesi prej afro 22 vitesh, është në gjendje shumë të keqe. Bëhet fjalë për shkollën pesëvjeçare, ku shkollohen me dy turne 38 nxënës, ndër të cilët 6 të klasës të parë. Siç e kemi parë edhe vetë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës e ndjekin mësimin në kushte jo standarde dhe dhoma me lagështirë, gjë që ndikon keq në shëndetin e tyre, sidomos atyre me probleme të frymëmarrjes. Për shkak të domosdoshmërisë së riparimit të këtij objekti shkollor, bashkatdhetarët e kësaj trevë në diasporë përmes Shoqatës “Trojet tona” në Nju Jork vendosën që vullnetarisht të mbledhin donacione, në mënyrë që nxënësit e asaj shkolle, të cilët gravitojnë nga fshatrat Krythë, Millë, Kleznën, Bojk dhe Zenelaj, të kenë një shkollë të denjë për kohën në të cilën jetojnë.
Përfaqësuesit e shoqatës së lartpërmendur në diasporë i kanë dërguar kërkesë Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi për ndërhyrje urgjente në renovimin dhe mirëmbajtjen e këtij objekti të rëndësishëm shkollor, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve atje, por siç na thanë ata, nuk morën asnjë përgjigje. Mirëpo, ata nuk kanë hequr dorë nga ai investim. Me ndihmën e bashkëvendasve të tyre në diasporë kanë arritur të sigurojnë 28.400 euro, ndërsa pjesa tjetër do të mblidhet në periudhën e ardhshme”, thonë nga Shoqata “Trojet tona”. Këtë shumë të hollash, siç na njofton shoqata , i dhanë : $15,000 Dina & Ahmet Kurmemaj. Duhet shtuar gjithashtu se Dina & Ahmet Kurmemaj kanë qenë edhe nismëtar të gjithë kësaj iniciative.
Kontriuesit tjerë janë:
$4,500 Etrita Ibroçi
$2,000 Blerim Isa Capri
$2,000 Agim Isa Capri
$2,000 Nail Qazim Capri
$2,000 Nerim Hamdi Capri
$1,000 Samir Qamil Capri
$1,000 Nasrer & Merima (Boga) Cobaj
$500 Osman & Drita (Cobaj) Kovaceviqi
$500 Kabil Veliu
$500 Hajrudin Duraku
$500 Nail & Sabahete ( Hoti) Osmani
$200 Amir Suka
$200 Shabo Suka
$200 Agron Ceka
$200 Qazim Veliu
$200 Avni Veliu
$200 Sejdi Veliu
$200 Ramo Dabi
€100 Osman Suka
€50 Agron Shabani
€50 Kujtim Suka
€50 Beqir Bejta
€50 Alim Jahaj
€100 Anonim
€50 Halil Çobi
Punimet për restaurimin e objektit të shkollës nisën në shtator të këtij viti dhe po vazhdojnë. “Deri më tani është bërë shumë për riparimin e ulluqeve, kanalizimit dhe për izolimin e fasadës së jashtme. Punëtorët punojnë çdo ditë. Atyre u ka mbetur edhe shumë punë, sepse projekti parashikon rinovimin e tualeteve, izolimin e fasadës së brendshme, zbardhjen, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, ndërrimin dhe riparimin e dyshemeve në klasa dhe pllakave, në varësi të dëmtimit dhe riparimit të çatisë ”, na tha Kujtim Suka, prind dhe anëtar i atij komuniteti lokal.
Stafi mësimdhënës dhe prindërit shprehen shumë të kënaqur me punën e deritanishme në rikonstruksionin e objektit të shkollës. Mësuesi Agim Cukaj shprehet se të gjithë janë të lumtur dhe të kënaqur që shkolla do të marrë një pamje krejtësisht të re dhe fëmijët e tyre së shpejti, në gjysmëvjetorin e dytë të këtij viti shkollor, do të vijojnë mësimin në kushte shumë më të mira dhe më të përshtatshme.
Shoqata „ Trojet tona“ falënderon të gjithë donatorët e deritashëm dhe të ardhshëm, sikurse edhe Agim Bajrin për punën e tij falas në kryerjen e punimeve të kanalizimit në këtë institucion arsimor.
Ky investim jashtëzakonisht me vlerë në përmirësimin e kushteve për mësim të nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj zonë është kontributi i radhës i kësaj shoqate, që dëshmon me vepër se si ndihmohet vendlindja me synim zhvillimin e saj në shumë fusha.