Ka ndërruar jetë Vasel Sinishtaj, ish deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi. Lajmin për ndarjen nga jeta të ish deputetit shqiptar e ka ndarë me lexuesit e vet kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj.
Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e z. Gjeloshaj.
Të nderuar miq,
Me hidhërim e ndaj me Ju lajmin që Vasel Sinishtaj ndërroi jetë!
Vaseli ishte njeri i mirë, profesionist dhe punëtorë i pashoq!
Ishte përherë i gatshëm për këshilla e ndihmë për çdo njeri që kishte nevoj.
Ishim bashkëudhtarë politik për një kohë të gjatë.
Në rolin e deputetit ishte zëri i parë shqip në Parlamentin e Malit të Zi, dhe nuk u kursye për të drejtat e shqiptarëve!
Njëri ndër themeluesit e Alternativës Shqiptare, aktualisht ishte Kryetar i Këshillit politik i ASH.
Dy vitet e fundit me përkushtim kryente detyrën e Kryeadministratorit në Komunën e Tuzit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për figurën e Vasel Sinishtaj!
Për datën e mbajtjes së Orës komemorative dhe varrimit, do të njoftoheni me kohë!
Nik Gjeloshaj,
Kryetar i Komunës së Tuzit dhe Alternatives shqiptare