
Nga Ismet Karamanaga*
Shaban GJEKA, Gëzim SALAJ dhe Nikollë NIKPRELAJ dekorohen nga presidenti i Shqipërisë z. Ilir META, me Titullin “Mjeshtër i Madh”i ruajtjes dhe i afirmimit e Këngës tradicionale në trevat shqiptare në Malin Zi dhe në tër hapësirën shqiptare.
Titull “Mjeshter i Madh”qe u ndarë me 12.Korrik ne Shkoder, nga presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e ti z. Ilir Meta, z. Shaban Gjekës, Gëzim Salaj si edhe z. Nikollë Nikprelaj per ruajtjen dhe afirmimin e Kenges tradicionale ne trevat shqiptare ne Malin e Zi dhe ne tere hapësirën shqiptate.
Sivjet po behen 55 vite kariere muzike, ku edhe unë në mënyrë modeste kam dhënë një kontribut modest duke shkruar shpeshherë për këtë gjigant të muzikës tone popullore.
Një portret modest kushtuar z. Shaban Gjekës dhe shumë shkrime të tjera mendoj që kanë bërë që kjo figurë markante e folklorit dhe këngës tone popullore artistike dhe burimore, të ketë gjithmonë jehonë anë e mbanë tokave shqiptare.
Ky është titulli më i lartë për një artist qe për herë të parë vjen në Ulqin.
Sipas mendimit tim modest, Shaban GJEKA është këngëtar, aktor dhe autor i muzikës burimore popullore ulqinako – shkodrane.
Kjo figurë markante e folklorit tonë, mbi katër dekada qendron si bastion i muzikës tonë popullore, dhe pa dyshim ka lënë gjurmë të pashlyera, në folklorin dhe në muzikën popullore anë e mbarë botës shqiptare. Ende edhe sot zëri i tij degjohet në radio, tv, në koncerte. Shabani, tashmë është bërë klasik i muzikës.
Prandaj edhe më pare ndarja “MIRËNJOHJA E QYTETIT TË SHKODRËS” për kontribut si përfaqësues tipik në interprentimin dhe afirmimin e këngës tradicionale popullore ULQINAKO – SHKODRANE është një ndër mirënjohjet për aktivitetin e mjeshtrin e këtij virtuozi të muzikës tone.
Edhe disa fjali kushtuar këtij virtuozi të muzikës tone popullore. Shaban Gjeka është simbol i këngës popullore burimore. Pavarësisht nga koha moderne dhe kërkesat e publikut në dasma, Shaban Gjeka i ka mbetur gjithmonë besnik interpretimit klasik dhe kurrë nuk ka rënë nën ndikimin e rrymave të tjera moderne.
Ai i takon grupit të këngëtarëve dhe ahengxhinjve të kohës klasike të muzikës sonë, kështu që stilin e tij dhe frymën burimore të kësaj muzike nuk e ka lënë kurrë pas dore, duke e bërë këtë muzikë të pavdekshme dhe të pazëvendësueshme.
Ai ka mbetur klasiku i muzikës sonë popullore, duke ditur që sot është koha kur dëgjohet një muzikë tjetër popullore, një muzikë e përpunuar, të cilën veshi i shumë prej neve nuk e njeh, pavarësisht që ende quhet “popullore”.
Prandaj, ndarja e titullit “MJESHTËR I MADH” nga Prezidetti i Shqipërisë z.Ilir META, z.Shaban Gjekës është një shenjë respekti i veçantë kushtuar këtij artisti të madh të qytetit tone. Urime miku im i nderuar.
Mendoj që është mirë që edhe gjeneratat e sotme, të cilat sot dëgjojnë një muzikë tjetër “moderne”, të njihen me këta njerëz të cilët e kanë shënuar shekullin e kaluar.
Këtu bën pjesë edhe Shaban Gjeka, pavarësisht se ai ende është i pranishëm në muzikën tonë popullore, emri i tij meriton të shkruhet me shkronja të arta në enciklopedinë e muzikës dhe artit tonë. Ai pa dyshim është në majën e kësaj piramide.
*Marrë nga faqja e autorit