Zhbllokohet projekti me KFW bankën

Pas 7 vitesh nga arritja e marrëveshjes financiare me Bankën Gjermane për Zhvillim (KFW) dhe dje është nënshkruar kontrata me ofertuesin e parë MPP Jedinstvo për fazën e parë të rikonstruktimit dhe modernizimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në komunën e Ulqinit.

”Një ngjarje e rëndësishme për Komunën e Ulqinit dhe të gjithë qytetarët e saj”, kështu e cilëson nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari.

Vlera e punimeve të planifikuara është 20 milionë euro dhe do të rikonstruktohen mbi 90 kilometra rrjetë të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Infrastruktura komunale cilësore e ujësjellësit dhe kanalizimit është garancia e vetme e zhvillimit të Ulqinit si destinacion i turizmit të lartë dhe cilësor! Me ritme të përshpejtuara do të bashkëpunojmë me Qeverinë e Malit të Zi dhe bankën gjermane KFW për realizimin e projekteve të tjera të rëndësishme në këtë fushë, përfundon shkrrimin e tij kryetari Bajraktari.

By admini