Nga Ismet Karamanaga*

Dje në orët e pasditës në ora 17 në “Pallatin Venezia” në Kalanë e Ulqinit, stafi i “Pallatit Venezia” organizoj përurimin e librit tim më të ri “Ulqini, Florini, Portrete, In memoriame (III)”.
Ky është libri i pestë, ndërsa vëllimi i tretë nga cikli “Ulqini, Florini, Portrete, In memoriame” i cili përfshin portrete të figurave nga fushat e ndryshme, në gjuhën shqipe dhe malazeze, si edhe kapitullin me In memoriame në të dyja gjuhët.
Në këtë libër jam përpjekur t’i shënoj dhe t’i nxjerr nga harresa edhe disa personalitete të cilët nuk jetojnë më, por që kanë lënë gjurmë të pashlyera në qytetin tone, që nga fillimi shekulli XX deri më sot.
Ishte kjo një mbrëmje solemne, me një program modest të drejtuar nga z. Nail Draga.
Kam pasur nderë që isha aktori i kësaj mbrëmje të dedikur mua dhe librit tim. Jam më se se i sigurt se publiku u ndarë me mbresa të bukura.
Një falenderim i madh i takon të gjithë atyre që morrën pjesë në këtë mbrëmje, duke filluar nga z. Nail Draga, redaktorit e librit dhe moderatorit të kësaj mbrëmje, panelistëve, redaktorit gjuhësor, Ismet Kallabës dhe recenzentit në gjuhën malazeze, Mustata Cankës.
Gjithashtu një falenderim i veçantë i takon edhe zotri Ali Llunjit i cili është në Prishtinë dhe i cili ishte konsulenti i librit.
Në fillim zotri Ismet Kallaba lexoj një fragment nga recenzura e tij.
Dhe në fund një falenderim për publikun të zgjedhur e cila gjeti kohë të vin deri në Kala, por edhe për të gjithë ato të cilët kanë dhenë kontribut për realizimin e këtij promovimi, në veçanti Fondin për Pakica për ndihmmesën finansiare si dhe Shtëpinë Botuese nga Cetina.
Repriza do të organizohet në “Skenën Verore”.

*Marrë nga faqja e autorit në facebook

By admini