Po e mbyllim vitin 2021 në vazhdimësi në përballje me sfidën e pandemisë, e cila nuk po na lejon të rikthehemi në normalitetin e jetës. Viti 2021 na dëshmojë se duhet të jemi të bashkuar në përballje ndaj sfidave dhe në tejkalimin e tyre me të cilat jemi ballafaquar që nga fillimi i pandemisë, duke qëndruar pranë dhe ndihmuar njëri-tjetrin, kështu fillon mesazh urimin e tij kryetari i Forcës së Re Demokratike z. Genci Nimanbegu.

Duke uruar për ditë më të mira, në emrin tim dhe në emër të Forcës së Re Demokratike, kam nderin t’ju shpreh urimet më të sinqerta për vitin 2022, duke dëshiruar që të gëzoni shëndet të mirë dhe lumturi, arritje dhe suksese për të gjithë Ju dhe familjet e Juaja, e në veçanti për bashkëkombësit tonë që jetojnë larg vendlindjes.

Forca e Re Demokratike gjatë vitit 2021 është angazhuar me kapacitete të plota për qëllime madhore programore dhe ka mbajtur kuvendin e rregullt zgjedhor. Është më rëndësi të përmendim votimin me 49 vota pro të ligjit për kthimin e pronës së Valdanosit në Kuvendin e Malit të Zi, ligj i përpunuar nga nënkryetari i partisë. Kjo është dëshmi e vazhdimësisë së punës tonë për çështje kruciale dhe realizim i një ndër pikave tona programore. Po ashtu, vlen të veçohet mbajtja e Kuvendit të rregullt të IV-të Zgjedhor të Forcës së Re Demokratike, ku është zgjedhur kryetari i ri dhe përbërja e re e Këshillit Qendror me njerëz të aftë dhe integritet në profesionet e tyre, vazhdon Po e mbyllim vitin 2021 në vazhdimësi në përballje me sfidën e pandemisë, e cila nuk po na lejon të rikthehemi në normalitetin e jetës. Viti 2021 na dëshmojë se duhet të jemi të bashkuar në përballje ndaj sfidave dhe në tejkalimin e tyre me të cilat jemi ballafaquar që nga fillimi i pandemisë, duke qëndruar pranë dhe ndihmuar njëri-tjetrin, vazhdon mesazh urimi i z. Nimanbegu.

Dalja nga pushteti lokal në Ulqin është hap me të cilin dëshmojmë se i kemi kuptuar vendimet e marra qëllim-mire, të cilat nuk treguan rezultatet e pritura. Andaj, dalja ishte hap i ndërmarrë si përgjegjësi dhe pa pranim i pjesëmarrjes në një pushtet i cili nuk jep rezultate në interes të qytetarit.

Projektet dhe vizionet tona po jetësohen dita ditës dhe po dalin si ide të komunitetit dhe grupeve të cilat nuk i kanë kushtuar vëmendje qëllimeve tona, kjo në një mënyrë na gëzon fakti që realizimi i tyre është çdo ditë e më afër. Ne vazhdojmë me ide të reja dhe projekte avangardë, si gjithmonë kombëtare dhe me interes qytetar.

Uroj që viti 2022 të jetë një vit i begatë dhe i mbarë me arritje për secilin nga Ju, duke rritur bashkëpunimin dhe  kohezionin politik dhe social për të mirën e komunitetit tonë, përfundon urimi i kryetarit i Forcës së Re Demokratike z. Genci Nimanbegu.

By admini